Ish-ministri Arben Malaj ka paditur në prokurori një ndërtues në Vlorë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti për përdorimin e ashensorit në pallatin të ndërtuar nga Sulo Shehu në Lugomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku Malaj ka në pronësi të tij një apartament.
Në kallëzimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’ Malaj ka sqaruar të gjithë situatën, ku shpjegon se si nisën debatet mes tij dhe administratorit të pallatit, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë për t’u pajisur me chipa për ashensorin.



