• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON AMBASADORËT/ Petrit Vasili: Çdo prani e tyre është e dëmshme, Gjykata jonë i tregoi vendin
Home
Politikë

SULMON AMBASADORËT/ Petrit Vasili: Çdo prani e tyre është e dëmshme, Gjykata jonë i tregoi vendin

3 July, 2021 F.autor Politikë

LSI ka dalë hapur në sulmet e saj ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Lugi Soreca, pasi fillimisht i vërsulën aktivistët e “Mbrojtjes së Teatrit”.

Ka qenë vetë numri dy i LSI, Petrit Vasili, që duke aluduar se ambasadorët kanë ndikuar mbi Gjykatën Kushtetuese, që ka bërë një reagim të ashpër.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese iu tregoi vendin ambasadorëve, duke iu treguar se ne jemi një vend sovran.

Reagimi i Vasilit

Gjykata Kushtetuese t’u thotë Jo të prerë diplomatëve kushdo që janë!

Gjykata Kushtetuese ka një Kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, të shkruar e zeza mbi të bardhë, që i del dhe i tepron, që të marrë vendime të drejta.

Kushtetuta i garanton Gjykatës Kushtetuese pavarësi të plotë në vendimmarrje dhe në shqyrtimin e çështjeve, që i shtrohen përpara.

Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë varësi as nga partitë politike dhe arsyeja e ekzistencës se saj është që të vigjëlojë mbi kushtutshmërinë e vendimeve, që qeverisja qendrore dhe lokale marrin pavarësisht nga ngjyra e partisë, që i drejton.

Asnje Gjyqtar nuk është kurrsesi i partisë dhe ka yll polar vetëm Kushtetuten dhe asnjë program apo statut partie.

Por ndërhyrja e vazhdueshme dhe e paligjshme e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushteuese është veprimi më skandaloz, që mund të kryhet.

Çdo prani e diplomatëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë është e dënueshme dhe e dëmshme.

Reforma në Drejtësi i garanton Gjykatës Kushtetuese pavarësinë e plotë të saj dhe nuk lejon asnjë hapësirë për ndërhyrje nga kërrkush dhe aq me pak nga diplomatë të huaj, që nuk gezojnë as të drejtën më minimale as juridike dhe të asnjë forme tjetër, që të komunikojnë më këtë institucion madhor të sistemit gjyqësor shqiptar.

Edhe komunikimi i diplomatëve të huaj me gjoja shkakun e informimit mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi është i pavërtetë dhe fals.

Rruga e zbatimit të pavarur të Reformës është e shkruar qartë në Kushtetutë, ku nuk parashikohet as edhe një gërmë, ku të përshkruhet prania e diplomatëve apo shteteve të huaja në zbatimin e saj.

Asnjë ambasador shqiptar nëpër botë as guxon të mendoje e jo më të komunikojë me Gjykatën Kushtetuese të vendit ku ata shërbejnë.

Ndaj Gjykata Kushtetuese në respekt të Kushtetutes të refuzoje të tilla takime e komunikime, që vetëm hedhin hije të errta mbi integritetin e saj dhe të vendimeve që ajo merr.

Gjykata Kushtetuese është e shqiptarëve sot dhe në jetë të jetëve.

Nëpunesit diplomatikë kanë interes parësor dhe të patjetërsueshëm interesin e vendeve të tyre dhe të Kushtetutës se tyre e jo tonës, ndaj edhe do te vijnë e do te ikin pa fund ashtu siç ka ndodhur dhe do të ndodhë.

Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtarët e saj janë shqiptarë dhe të Shqipërisë, ndaj dhe detyrimet juridike, por edhe morale i kanë vetëm ndaj Kushtetutës dhe drejtësisë, që jepet në emer të saj dhe të popullit shqiptar.

Diplomatët e huaj, që me çdo shkak të sajuar komunikojnë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë as nuk kanë guxuar të komunikojnë kurrë as me Gjykatat Kushtetuese të vendeve të tyre si mundet të komunikojnë me Gjykatën Kushtetuese të një shteti sovran si Shqipëria.

Ndaj Gjykata Kushteuese t’i thotë një Jo të madhe këtij komunikimi të dyshimtë dhe të tregojë integritetin e saj me vendimet, që do të marrë dhe jo me takimet më diplomatë.

Vetëm vendimet solide, të pavarura dhe të bazuara vetëm në Kushtetutë janë metri i vetëm i matjes së punës së saj dhe këtë presin shqiptarët nga ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI PËR ASHENSORIN/ Arben Malaj kallëzon ndërtuesin në Vlorë: Administratori kërkon...
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Soreca, Teatri dhe paracetemoli i ndërkombëtarëve

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT