• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TRAFIKU I DROGËS TEK LOJËRAT E FATIT/ 10 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA TRAFIKU I DROGËS TEK LOJËRAT E FATIT/ 10 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

3 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit, ndërsa në pranga kanë rënë 10 persona, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës e saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave 2” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 ,u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin në kërkim E. M., 22 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit)pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. V., 41 vjeç dhe E. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. V., 27 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi
Previous article KORONAVIRUSI/ Tri planet e qeverisë zvicerane nëse shpërthen sërish Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT