• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFITIMET E OMEGA 3/ Si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme
Home
Shëndet

PËRFITIMET E OMEGA 3/ Si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

3 July, 2021 s.autor Shëndet

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Kërkimet shkencore, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Mënyrat Për Të Përfituar Më Shumë Omega-3 Nga Ushqimet
Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

Hani Peshk Dy Herë Në Javë
Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.

Zgjidhni Peshkun E Duhur
Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

Gatimi i Duhur i Peshkut
Pjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun. Këshilla është se, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit. Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.

Vlerat e Omega 3 Për Organizmin
Yndyrnat në gjak
Acidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.

Reumatizma
Omega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

Depresioni
Studimet, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit. Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.
Zhvillimi i Fëmijës
Omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.

Azma
Një dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.

Alzheimer dhe Skleroza
Disa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTIVE NDAJ VARIANTIT DELTA/ Vaksina “Johnson&Johnson” zgjat të paktën tetë muaj
Previous article DYSHOHET "TENDINA E AKILIT"/ Ylli i Italisë mbyll Europianin. Ja sa muaj mund të qëndrojë larg fushave

s.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT