• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT NDAJ SORECAS/ Gjykata Kushtetuese konfirmon qëndrimin e BE: Spekulime dhe presion, ishte takim…
Home
Politikë

AKUZAT NDAJ SORECAS/ Gjykata Kushtetuese konfirmon qëndrimin e BE: Spekulime dhe presion, ishte takim…

2 July, 2021 s.autor Politikë

“Spekulime dhe presione” i ka konsideruar Gjykata Kushtetuese pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila akuzon se kryetarja e këtij institucioni, Vitore Tusha është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe se ky i fundit  po ndërhyn në vendimet e kësaj gjykate për teatrin, duke lobuar pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në përgjigje të këtyre akuzave, Gjykata Kushtetuese thekson se takimi me Sorecën ishte një takim rutinë, i planifikuar më parë, lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e kësaj Gjykate, duke shtuar se nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 30.06.2021, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është bërë publike edhe në media, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen për spekulimet dhe presionet e bëra kohët e fundit ndaj institucionit të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se sipas nenit 12, pika 2/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërise” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), Kryetari përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët. Në ushtrim të kësaj kompetence, Kryetari zhvillon takime me personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Dëshirojmë të theksojmë, pa asnjë ekuivok, se në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të ndikuar në vendimmarrjen e kësaj gjykate. takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme, të cilat kanë pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Pas akuzave ndaj Sorecës dhe duke kërkuar që ai të shpallej person ‘non grata’, përfaqësues të “Aleancës për Teatrin” u shprehën se Gjykata Kushtetuese nuk ka një reagim në lidhje me këtë çështje, por ndërkohë rezulton se Gjykata Kushtetuese publikoi në faqen e saj këtë sqarim, në të njëjtën ditë kur u hodhën akuzat.

Megjithatë, duket se sqarimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka bindur “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, të cilët e konsideruan reagim “të vakët”, duke kërkuar largimin e kryetares Vitore Tusha nga çështja e Teatrit. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese nuk dha asnjë provë bindëse se takimi me Sorecën nuk do të ndikojë në vendimmarrjen për çështjen e Teatrit.

Akuzat, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i bëri në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është në pritje të marrjes së një vendimi në lidhje me çështjen e  ndjeshme të prishjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Aleancës së Teatrit, Ardiana Kalaja, i bazoi akuzat e saj në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese, kishin parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Këto akuza u hodhën poshtë me një reagim të ashpër nga delegacioni i BE-së që i konsideroi  shpifje që do të ndoqën në mënyrë ligjore.

Qëndrimin e delegacionit të BE, se takimi ishte vetëm në vazhdën e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë, u konfirmuan sot edhe Gjykata Kushtetuese

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCEDURAT E DËNIMIT ME VDEKJE/ SHBA vendos moratorium mbi ekzekutimet federale
Previous article "KAM NJË VËLLA TË PARALIZUAR"/ Historia e trishtë e Edisonit, përdhunuar prej vitesh

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT