• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA: Fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim
Home
Nderkombetare

SHBA: Fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim

2 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim dhe i bënë thirrje Pekinit të angazhohet në dialog për “masa praktike për të reduktuar rrezikun e një gare destabilizuese armatimesh”.

Shtimi i armatimeve bërthamore kineze është bërë më i qartë, ndërsa Kina largohet nga strategjia që ka ekzistuar prej dekadash për shkurajim minimal, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një konferencë për shtyp.

Zoti Price i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje lidhur me një artikull nga Washington Post se Kina kishte filluar të ndërtonte mbi 100 struktura mbajtëse për raketa në një zonë shkretinore në perëndim të vendit.

“Këto zhvillime dhe të tjera çojnë në përfundimin se arsenali bërthamor i Kinës do të rritet me shpejtësi dhe në një nivel më të lartë se ç’parashikohej më parë,” tha zoti Price.

“Kjo krijon shqetësime dhe thekson rëndësinë që të ndjekim masa praktike për të ulur kërcënimin bërthamor,” tha zëdhënësi.

Ai shtoi se administrata Biden i përmbahet pozicionimit për stabilitet strategjik në angazhimet me Rusinë dhe “një mendësi e njëjtë do të ndiqej edhe në angazhimin me një fuqi tjetër bërthamore, Kinën”.

Zoti Price shtoi se Uashingtoni i ka dëgjuar me vëmendje komentet e Presidentit Xi Jinping në ceremoninë për 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, por “nuk do të bëjmë komente specifike”.

Në fjalimin e tij, zoti Xi paralajmëroi se forcave të huaja që përpiqen ta frikësojnë Kinën “do t’u shtypet koka” dhe u betua të forcojë ushtrinë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA OPERACIONI NDËRKOMBËTAR/ Mes të arrestuarve 5 punonjës policie dhe 1 prokuror
Previous article DETAJET TRONDITËSE/ Piloti grek transportonte drogë për kartelet, si e vrau gruan pasi ajo e zbuloi

s.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT