• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK DHE ANTI-MAFIA ITALIANE MEGAOPERACION NË 4 SHTETE/ Lëshohen 38 urdhër-arreste, në pranga edhe zyrtarë të shtetit
Home
Breaking News

SPAK DHE ANTI-MAFIA ITALIANE MEGAOPERACION NË 4 SHTETE/ Lëshohen 38 urdhër-arreste, në pranga edhe zyrtarë të shtetit

2 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Hetimit Antimafia Italiane.

Janë lëshuar 38 masa arresti në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Ekzistojnë gjithashtu urdhra për konfiskimin e pasurive në lidhje me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, për një vlerë prej disa milionë eurosh.

Në ndihmë të hetimeve italo-shqiptare edhe dëshmitë e 4 bashkë- punëtorëve të drejtësisë. Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbulua i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.

Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.

Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit. Mësohet se hetimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Puglia ka nisur në vitet 2018-2020. Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro asete si prona, automjete, para cash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURQIA U TËRHOQ NGA KONVENTA E STAMBOLLIT/ Erdogan: Beteja jonë nuk do të përfundojë...
Previous article HOROSKOPI 2 KORRIK/ Këshillohet të tregoheni të kujdesshëm... Yjet për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT