• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” DHE MANOVRA TË RREZIKSHME…/ Ja sa shoferë ndëshkohen nga policia (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” DHE MANOVRA TË RREZIKSHME…/ Ja sa shoferë ndëshkohen nga policia (VIDEO)

1 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pezullohen 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Goditen nga Policia Rrugore e Tiranës, dy raste të mitdhënies. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht shtetasit:

K. H., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në rrugën “Jordan Misja”, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë;

D. I., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Zhan D’ark”, pas një autoambulance, me qëllim që të kalonte semaforët dhe shmangien e trafikut. Pas kontrollit nga Policia Rrugore rezultoi se mjeti ishte i papajisur me siguracion. 21-vjeçari, për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë.

Janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2345 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”, njofton Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTUAN 34-VJEÇARIN SHQIPTAR/ Porsche-i që zbuloi dy italianët e akuzuar (DETAJET)
Previous article "VENDIMI ISHTE..."/ Sqaron Çuçi: Ja pse morëm masa SHTESË për ambasadorin e BE, Soreca

s.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT