• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTUAN 34-VJEÇARIN SHQIPTAR/ Porsche-i që zbuloi dy italianët e akuzuar (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTUAN 34-VJEÇARIN SHQIPTAR/ Porsche-i që zbuloi dy italianët e akuzuar (DETAJET)

1 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Makina Porsche që lidhet me vrasjen e Avenir Hysajt, muratorit shqiptar të ekzekutuar me armë zjarri në Shkurt të këtij viti në Bra të Italisë fqinje, duket se drejtohej nga disa persona. 34-vjeçari shqiptar të cilin të gjithë e thërrisnin Nino u ekzektua me 3 plumba në kokë dhe trupi iu hodh më pas në pyll. Mëngjesin e së martës, policia arrestoi dy italianët Nicholas Luppino, 35 vjeç, dhe Daniele Savoia, 23 vjeç, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij.

Mediat italiane shkruajnë këtë të enjte se hetimet e karabinierëve u fokusuan pikërisht tek një makinë Porsche, që më pas çoi në arrestimet e dy të rinjvee. Hetuesit thonë se trupi i 34-vjeçarit u transportua deri në pyll, e më pas u hodh në një shkëmb nga disa metra lartësi.

Por pikërisht tek fakti që makina sportive kalonte në disa duar, po luajnë kartat e tyre avokatët mbrojtës.

“Klienti im ka një makinë të tipit Mercedez, të cilën e shkëmbente shpesh me një nga miqtë e tij, i cili ka në pronësi makinën Porsche. Shok që nuk është në hetim, por i verifikuar nga karabinierët. Natën që presupozohet se u transportua trupi i Hysaj, klienti im ia kishte dhënë makinën mikut të tij Daniele Savoia, pa e ditur se ku do të shkonte dhe se çfarë do të bënte. Ndoshta Luppino është treguar i pakujdesshëm duke ia dhënë makinën, por Savoia kishte insistuar shumë”, thekson Renato Cravero, avokati mbrojtës i Nicholas Luppino.

Në fakt duket se nga tabulatet telefonike që kanë hetuesit, dy të arrestuarit kanë shkëmbyer disa herë telefonata me njëri-tjetrin.

“Ishte ora 2 e mëngjesit”, u tha Nicholas Lupino hetuesve, “dhe unë isha në shtëpi me të fejuarën time, kur Daniele filloi të këmbëngulte për të marrë Porsche. Dukej se donte të çonte me urgjencë qenin tek veterineri”.

Kjo duket se dhe e kishte bindur Luppino-n që t’ia jepte makinën mikut të tij. Megjithatë ndryshe është versioni i Daniele Savoia.

“Savoia u shpjegoi hetuesve se çfarë ndodhi atë natë dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen. Ai thjeshtë e çoi makinën në vendin ku iu tha dhe nuk e dinte që në të kishte një trup të pajetë”, tha avokati i tij Patrizio D’Agata. Hetime vrasjen e të riut shqiptar vijojnë ende dhe pritet që në ditët në vijim të zbardhjen detaje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË SUEDI/ Për herë të parë pas 14 vitesh vritet një polic
Previous article ME SHPEJTËSI "SKËTERRË" DHE MANOVRA TË RREZIKSHME.../ Ja sa shoferë ndëshkohen nga policia (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT