• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET MASAKRA E VELIPOJËS/ Kujtim Ferracaku u vra sapo foli, vëllai kapi kallashin e vëllezërve Gocaj
Home
Breaking News

ZBARDHET MASAKRA E VELIPOJËS/ Kujtim Ferracaku u vra sapo foli, vëllai kapi kallashin e vëllezërve Gocaj

1 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Abcnews.al,  zbardh dosjen e plotë të masakrës së Velipojës ku pas një sherri për shfrytëzimin e një pjesë rëre në plazh mbetën të vrarë 4 persona.

Sipas të dhënave nga dosja e masakrës ngjarja në fjalë rezulton se ka ndodhur për motive të dobëta, ku  Hasan dhe Kujtim Ferracaku (vëllezër), janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj pak orë para krimit, lidhur me ndarjen e shezllonëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar me ta.

Nga dëshmitë e marra rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku (një numër i konsiderueshëm personash sipas dëshmive të marra paraprakisht) kanë shkuar te hoteli i vëllezërve Gocaj.  Gjatë bisedës me Gocajt, debati është ashpërsuar dhe janë qëlluar me armë të dy palët. Nga personat e konfirmuar që kanë qenë në vendngjarje gjatë debatit janë të konfirmuar, viktima Kujtim Ferracaku, nipi i tij i mituri Elmedin Ylli, Hasan Ferracaku dhe tre djemtë e tij Astrit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku (të cilët vijojnë të jenë në kërkim).

Mësohet se Hasan Ferracaku në deklarimet e tij shpjegon se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash për në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt nga Velipoja, ku ai ka marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezllonëve në plazh dhe tek vendi në fjalë kanë ndërhyrë edhe djemtë e Pjetrit dhe për këtë gjë janë konfliktuar.

Rreth mesnatës së 26 qershorit Hasan Ferracaku me persona të tjerë nga fisi i tij kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit disa metra me tutje lokalit të tij për tu sqaruar dhe është ulur në tavolinë me njërin prej djemve Gocaj dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma. Sipas Hasan Ferracakut një nga vëllezërit Gocaj ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistolete dhe i është hedhur dhe ka kapur armen automatik të djalit të Pjetrit.

Ndërkohë nipi i Ferracakëve, Elmedi Dyli ka dhënë dëshminë e tij duke thënë se ishte në vendin e ngjarjes.

Ai shpjegon se pasi ka mbaruar punën rreth orës 23.30 ka dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pire kafe dhe aty ka dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kanë qenë bashkë kanë shkuar te vendi në fjalë. Aty ka parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm.

Në këtë kohë ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe lëshon disa fjalë drejt tyre si “janë marrë këto, kush jeni ju”, etj dhe aty ka dëgjuar krisma arme që i kanë ardhur në krah nga pas tij dhe ka parë që Kujtimi është rrëzuar në tokë, aty kanë filluar edhe të shtëna me armë zjarri të tjera.

Sipas të miturit, armë kanë pasur Kujtimi Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku djali i Hasanit, kurse pala tjetër ka pasur automatik. Pas të shtënave sipas tij, dhe gjyshi i tij Kujtimi është kundërpërgjigjur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur në tarracën e hotel Gocaj një armë zjarri tip pistoletë dhe tre fishekë. Deri më tani mungon arma tip automatik që është shkrepur në vend ngjarje. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip T-T.

Fakti se në vendngjarje është qëlluar nga disa persona konfirmohet nga numri, lloji dhe modeli i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar një armë tip pistolete e llojit T-T, me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e armës e gjetur dhe sekuestruar pranë viktimës Kujtim

Ferracaku, 8 gëzhoja metalike mod.54 mm, 5 gëzhoja metalike mod.56 mm, 5 gëzhoja metalike mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 copë predha arme zjarri.

Në vendin e ngjarjes konstatohen që gëzhojat janë gjetur në mënyrë të çrregullt e të shpërndara në të gjithë vendin e ngjarjes.

Sjellim ndërmend se nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA HAP KAPSHTICËN/ Ja çfarë duhet të dinë shqiptarët përpara udhëtimit për në shtetin fqinj
Previous article FORUMI I PRESPËS PËR DIALOG/ Xhaçka: Gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit, prioritet të drejtat e grave

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT