• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Përhapja e variantit Delta, a duhet të jemi të shqetësuar?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Përhapja e variantit Delta, a duhet të jemi të shqetësuar?

1 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Carlos Del Rio, The Hill

Përhapja e vazhdueshme e SARS-CoV-2 çon në krijimin e mutacioneve të reja. Këto mutacione bëhen shqetësuese kur kanë transmetueshmëri të lartë / ose rezistencë ndaj aftësisë neutralizuese të antitrupave si ato të shkaktuara nga vaksinimi.

Sot, varianti që po shqetëson të gjithë botën është varianti Delta (i njohur gjithashtu si B.1.617.2 ose varianti indian). Ky variant u identifikua për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe është përhapur në shumë vende të botës duke u bërë varianti më  dominues .

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar që kur varianti Delta u zbulua për herë të parë në Shkurt të 2021  është bërë varianti dominues në vend. Të dhënat sugjerojnë se varianti Delta është 40 deri në 80 për qind më i transmetueshëm sesa variantet e tjera, raporton abcnews.al

Pse ky variant është më i transmetueshëm?

Përgjigjia e saktë ende nuk dihet por ekziston mundësia që mutacione të tilla kanë aftësi për tu lidhur me receptorin ACE2, një mënyrë që virusi të pushtojë qelizat.

Për shembull, varianti SARS-Co-V-2 Alpha (B.1.1.7) ka një mutacion (N501Y) në proteinën spike që rrit aftësinë e tij për tu lidhur me receptorin ACE2 dhe, si rezultat, është më i transmetueshëm se lloji origjinal.

Varianti Delta (B.1.617.2) ka disa mutacione në proteinën spike (L452R, T478K, P681R) që jo vetëm rrisin lidhjen me receptorin ACE2 por gjithashtu kanë më shumë rezistencë ndaj neutralizimit nga disa prej koktejeve të antitrupave monoklonalë të disponueshëm.

Përveç kësaj, këto mutacione shkaktojnë një ulje të neutralizimit nga antitrupat e shkaktuar nga vaksinat. Ndikimi i rritjes së transmetueshmërisë kuptohet  më mirë në ndryshimet e Ro (një term matematikor që tregon se sa ngjitëse është sëmundja infektive).

Disa studime sugjerojnë që Ro i SARS-CoV-2 ishte afërsisht 2.5. Në një popullsi 100% të rrezikuar nga Covid, numri i rasteve në gjeneratën e 10-të do të ishte 9,537. Nëse Ro rritet në 2.9, atëherë numri i rasteve në gjeneratën e 10-të do të ishte 42.071. Kjo është aryeja  pse  transmetueshmëria edhe pse e vogël ka një ndikim të madh.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shumë qarqe të rekomandojnë maskën në ambientet e  mbyllura pavarësisht nga statusi i vaksinimit dhe të vendosin përsëri disa kufizime që shtetet i hoqën, raporton abcnews.al

Ndërsa varianti Delta është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera, ende nuk është e qartë nëse shkakton sëmundje më të rëndë apo jo.

Të dhënat e fundit nga një studim në Skoci sugjerojnë që rreziku i shtrimit në spital ishte dyfish në krahasim me personat e infektuar me variantin Alpha. Në veçanti, midis personave me pesë ose më shumë sëmundje bashkë-shoqëruese.

Simptomat pas infektimit me variantin Delta janë të ngjashme me ato të infeksionit me mutacione të tjera – por ka disa raporte të incidencës më të lartë të dhimbjes së kokës dhe fytit.

Por sa efektive janë vaksinat kundër variantit Delta?

Në të njëjtin studim, të dy vaksinat Oxford – AstraZeneca dhe Pfizer – BioNTech COVID-19 ishin efektive në zvogëlimin e rrezikut të infeksionit SARS-CoV-2 dhe shtrimin në spital tek njerëzit e infektuar me variantin Delta, por vaksina Oxford – AstraZeneca ishte  më pak efektive sesa vaksina Pfizer – BioNTech.

Por edhe vaksina Pfizer-BioNTech është më pak efektive kundër variantit Delta sesa kundër variantit Alpha. Dy javë pas marrjes së dozës së dytë, vaksina Pfizer-BioNTech ofron mbrojtje deri në 79 përqind kundër variantit Delta krahasuar me 92 përqind ndaj variantit Alpha.

Varianti Delta përbën 20 përqind të rasteve në SHBA dhe nëse numri i rasteve vazhdon të dyfishohet çdo dy ose tre javë, ka të ngjarë të bëhet varianti dominues deri në korrik. Ky variant duket se po përhapet më shumë në Midwest dhe Juglindje ku më pak se 30 përqind e popullsisë është vaksinuar.

A duhet të shqetësoheni për variantin Delta? Vetëm nëse nuk jemi vaksinuar plotësisht. Përktheu Sonila Backa-abc

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBI 986 MIJË VAKSINIME"/ Manastirliu: Në verë vijon fushata vaksinimit masiv. Në vend asnjë rast me variantin Delta
Previous article OPERACIONI "BREGDETI YNË"/ Procedohen 7 administratorë në Durrës, hiqen qindra shezlongë dhe çadra

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT