• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERRET VENDIMI/ Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA: Ngritje të komisionit hetimor për sulmet ndaj Kapitolit
Home
Nderkombetare

MERRET VENDIMI/ Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA: Ngritje të komisionit hetimor për sulmet ndaj Kapitolit

1 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën për krijimin e një komisioni për të hetuar sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga qindra përkrahës të ish-Presidentit Trump. Sulmi u organizua për të penguar çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Votimi i së mërkurës, i cili formalizoi krijimin e komisionit që ishte njoftuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi javën e kaluar, u zhvillua në vija partiake, 220-190, ku shumica e ngushtë demokrate votoi pro dhe pjesa dërrmuese e republikanëve votoi kundër. Republikanët Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të dy kritikë të ish-Presidentit Trump, votuan me demokratët, pro krijimit të komisionit.

Në bazë të rezolutës së Dhomës së Përfaqësuesve, komisioni do të ketë 13 anëtarë, tetë prej tyre të emëruar nga zonja Pelosi dhe pesë nga ligjvënësi Kevin McCarthy, udhëheqësi i republikanëve në këtë Dhomë, “në këshillim” me zonjën Pelosi, gjë që nënkupton se ajo ka të drejtën t’u vërë veton disa kandidatëve.

Vota për krijimin e komisionit vjen pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi krijimin e një komisioni dypartiak për të hetuar sulmin ndaj Kapitolit. Pesë vetë gjetën vdekjen në këtë sulm. Deri tani janë ngritur akuza ndaj më shumë se 500 pjesëmarrësve, ndërsa dëmet materiale llogariten në 1.5 milionë dollarë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT ULEN ME 2 GRADË/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Previous article "KAM BESIM TE DREJTËSIA E RE"/ Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT