• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIME LUFTE NË KROACI E BOSNJE/ Burg dy bashkëpunëtorëve të Millosheviçit
Home
Nderkombetare

KRIME LUFTE NË KROACI E BOSNJE/ Burg dy bashkëpunëtorëve të Millosheviçit

30 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara shpallën fajtorë dhe i dënuan me nga 12 vjet heqje lirie dy ish zyrtarë të lartë të policisë së fshehtë serbe për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish shefi i policisë së fshehtë të Serbisë, Jovica Stanishiç dhe zëvendësi i tij Franko Simatoviç, u shpallën fajtor për ndihmë dhe nxitje të krimit të vrasjes, si shkelje e ligjeve ose zakoneve të luftës dhe krim kundër njerëzimit, dhe krimet e dëbimit, transferimit me forcë dhe përndjekjes, si krime kundër njerëzimit, gjatë luftës së viteve të 90-ta në Kroaci dhe Bosnje.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte i kishte shpallur të pafajshëm në maj të vitit 2013. Por gjykata e apelit me pas tha se ata ishin liruar gabimisht. Akuza i ngarkonte për për drejtimin e disa milicive më famëkeqe përfshirë grupet me emrin “Skorpionët” dhe “Tigrat e Arkanit”, të njohur për krime të shumta në ish Jugosllavi, përfshirë edhe Kosovën.

Jovica Stanishiç si shef i policisë së fshehë të Serbisë në vitet 1990, konsiderohej si personi më i fuqishëm pas ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Më tetë qershor gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. / Zëri i Amerikës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRISON FIGHT"/ Aty ku mund të fitosh lirinë nga burgu. Tajlanda dhe eventi që zhvillohet prej vitit 2012
Previous article REAGON PAS KËRCËNIMEVE TË SHUMTA/ Morata: E di shumë mirë arsyen e vërshëllimave, do të flas pas...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT