• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E PALLATIT NË FLORIDA/ Arrin në 12 numri i viktimave
Home
Nderkombetare

SHEMBJA E PALLATIT NË FLORIDA/ Arrin në 12 numri i viktimave

30 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një trup tjetër u gjet të martën në rrënojat e një ndërtese banimi në Florida, tha kryetarja e bashkisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 12, ndërsa 149 persona ende figurojnë të zhdukur.

Viktima e fundit e katastrofës, e cila mund të konsiderohet si shembja më e rëndë aksidentale në historinë e Shteteve të Bashkuara, nuk u identifikua menjëherë nga kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava gjatë një konference shtypi pasdite.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë shkaktoi shembjen e papritur të ndërtesës 40-vjeçare. Vëmendja fillestare është përqendruar në mangësitë strukturore të përshkruara në një raport inxhinierik të vitit 2018.

Në prill 2021, presidenti i shoqatës së banorëve të godinës paralajmëroi banorët se dëmtimi i betonit ishte “përkeqësuar ndjeshëm” dhe i nxiti ata të shpenzonin rreth 15 milion dollarë për vlerësimet e nevojshme për të bërë riparimet, raportuan mediat.

Drejtori i menaxhimit të emergjencave në Florida, Kevin Guthrie tha se autoritetet lokale të martën i kishin kërkuar qeverisë federale të dërgojë ekipe shtesë kërkimi dhe shpëtimi në vendin e ngjarjes në qytetin Sërfsajd.

Autoritetet thonë se ata ende kanë shpresa që mund të ketë të mbijetuar në rrënojat e betonit dhe metalit.

“Përpjekja e shpëtimit vazhdon e pandërprerë, përveçse gjatë një stuhie të shkurtër me rrufe që patëm sot,” tha kryetari i bashkisë Sërfsajd, Charles Burkett.

Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e kompleksit Champlain Towers South që pas disa orësh pasi njëra anë e godinës shumëkatëshe u shemb të enjten herët në mëngjes ndërsa shumica e banorëve flinin.

Zyrtarët e zjarrfikësve kanë thënë se kanë dëgjuar tinguj të zbehtë nga brenda rrënojave dhe gjetjen e zbrazëtirave thellë në rrënoja me hapësirë të mjaftueshme ku dikush mund të mbetet gjallë.

Por Shefi i Zjarrëfikësve për qarkun Majami-Dejd Alan Cominsky tha se personeli i kërkim-shpëtimit u përball me një detyrë sfiduese ndërsa punonte me turne 12-orëshe në të nxehtë.

“Ajo ndërtesë u shemb pothuajse mbi vendin ku kishte themelet – po flasim për 12 kate, me garazhe nëntokësore, të gjitha në të njëjtin vend “, tha zoti Cominsky. “Jam i sigurt kur flas për përmasat e jashtëzakonshme të ngjarjes, të asaj që po shohim,” u tha ai gazetarëve.

Punëtorët e shpëtimit kanë hequr mbi 1 milionë kilogramë copa betoni nga mbeturinat që nga shembja, tha zoti Cominsky. Ekipet përfshijnë ekspertë të dërguar nga Izraeli dhe Meksika për të ndihmuar në kërkim.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të shkojnë në Sërfsajd të enjten për të vizituar familjet e viktimave.

Hetimet ndërkohë kanë filluar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të ndërtesës.

Gazeta Miami Herald publikoi fotografi të marra nga një kontraktor vetëm 36 orë para tragjedisë – I cili tha se kishte patur ujë në garazhin e ndërtesës, të çara betoni dhe gërryerje në binarët e pishinës.

Gjithashtu gazeta The Wall Street Journal publikoi një letër që u ishte dërguar banorëve të ndërtesës jo më larg se në prill nga presidenti i bordit të ndërtesës ku paralajmërohej se godina kishte nevojë për riparime madhore dhe se gjendja e ndërtesës ishte përkeqësuar që nga raporti i inpektimit të vitit 2018 që kishte bërë të qartë se ndërtesa kishte dëmtime serioze dhe se kërkoheshin riparime që kapnin shifrën 9.1 milionë dollarë.

Një inxhinier strukturash që ka marrë pjesë në hetimet për sulmet e 11 shtatorit në Pentagon është punësuar për të inspektuar shkatërrimin e ndërtesës por ky proces pritet të jetë i gjatë. Rrënonjat e godinës janë evidencë për këtë punë kolosale për të gjetur shkakun e rrëzimit. Zyrtarët thanë se mbetjet duhet të transportohen në një magazinë ku do të inspektohen, por tani pritoritet mbeten ende operacionet e kërkim-shpëtimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARI I LARTË I SHBA VIZITON SOT SHQIPËRINË/ Philip Reeker takon sot Ramën dhe Bashën
Previous article HOROSKOPI 30 QERSHOR/ Ditë me një optimizëm të fortë, njihuni me parashikimin e yjeve për sot

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT