• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA GUSHI U SHUA NË AKSIDENT/ Çfarë shkruante 14 vjeçarja në ditar: Jam e lumtur që do takoj nënën e gjyshin
Home
Breaking News

FAMILJA GUSHI U SHUA NË AKSIDENT/ Çfarë shkruante 14 vjeçarja në ditar: Jam e lumtur që do takoj nënën e gjyshin

29 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Erdhën në Shqipëri për pushime, por anëtarët e një familjeje humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Fier-Vlorë.

Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, ku ndodheshin tre të rinj. Ditën e sotme, në qytetin e Fierit është zhvilluar një protestë homazh për pasigurinë e jetës të secilit që del në rrugë.

Familjarët kanë marrë ditarin e një prej vajzave, Anastasias, e cila rrëfente se sa e lumtur ishte që do të vinte në Shqipëri.

Ajo filloi të shkruante që një muaj para se ishte e lumtur që do të bënte pushime në Shqipëri dhe do të takonte njerëzit e saj të dashur.

Anastasia shkruan më 15 qershor:

“Sapo filloi behari dhe për një muaj do vemi në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen.

Dua që kur të vete në Shqipëri, të dal dhe të blej shumë gjëra. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blej shumë gjëra. Po nuk vajtëm, se di, por babi do na blejë tabletë të dyjave. Bëj shaka, dua shumë të vete, por dua shumë të marr dhe tabletin se s’bëj dot mësimet.

Dua të shikoj një video për mësimet ose të bëj test online, nuk e bëj dot. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm, u kënaqa. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rri dhe babi do iki në punë.”

Ndërsa një ditë tjetër, Anastasia tregon se ka marrë rezultatin e mësimeve në shkollë dhe premton se do të mësojë më shumë sezonin e ardhshëm…

“Kanë mbetur dhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri. Jam shumë e lumtur. Do vemi në Shqipëri, atje do kënaqemi. Jam e lumtur dhe do të jem shumë e lumtur.

Dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë, të premtoj, të jap llafin.”

Ndërsa tre ditë para aksidentit tragjik, Anastasia tregon se i ati kishte pësuar aksident në punë dhe nëna kishte nxituar që të shkonte në spital së bashku me të:

“Është ora 23:06 e mbrëmjes dhe mami iku me babin në spital. Babit i kishte rënë të fikët në punë. Jam shumë e shqetësuar për të. Erdhi babi, është mirë, bëri një gjilpërë dhe erdhi.

I dhemb mesi, do marrë leje për tre ditë. Pas 3 ditësh, do shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që babi është mirë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATALANTA "THESAR" I EUROPIANIT/ Djemtë e Gasperinit të papërmbajtshëm në këtë kompeticion. Ja shifrat...
Previous article VURI BAST MBI KUALIFIKIMIN E ZVICRËS/ Gazetari sportiv mban premtimin dhe lyen flokët si Granit Xhaka (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT