• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJET E NDODHURA SË FUNDMI/ Rama: Policia e Shtetit nuk dënon, por ndalon! Gjykatësit…
Home
Politikë

NGJARJET E NDODHURA SË FUNDMI/ Rama: Policia e Shtetit nuk dënon, por ndalon! Gjykatësit…

29 June, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Në të njëjtën linjë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi ishte edhe kryeministri Edi Rama, teksa foli për ngjarjet e fundit në vend, që kanë tronditur opinionin publik. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Policia nuk mund të dënojë, po të çojë para gjykatësve ata që kanë shkelur ligjin, duke i akuzuar ata për vendime abuzive. Sipas Ramës, gjykatës që ende nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, nuk po i dënojnë personat që shkelin ligjin as me minimumin e parashikuar në ligj.

“Nuk jam i shqetësuar në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve sepse trende shikohen përtej një ngjarje, dhe trendet janë krejt brenda një limiti që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen he nëse këto janë brenda kufijve të arsyeshme. Ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por për turistët atmosfera e një vendi ku me demek turistët nuk duhet të vijnë sepse rrezikojnë të vriten rrugëve, është në ekran, jo në realitet. Një ngjarkje, në vetvete tragjike, nuk përcakton niveli e sigurisë apo pasigurisë në një vend. Të thuash që është bërë me keq sesa të kishte COVID, kjo është komplet…, duhet të jemi shumë realistë dhe të kuptojmë mirë sesi është dinamika e çdo ngjarje dhe me çfarë lidhet. Ne nuk jemi në asnjë sekont të kënaqur me punën tonë, strukturave tona, që nga puna ime te puna e cilido që ka për detyrë t’i çojë gjërat përpara. Por që të kalojm në ekzagjerime, nuk zgjidhim asgjë. Unë nuk e di si policia mund të shmangi një aksident që është rezultat i çmendurisë së një individi në rrugë, apo se si mund të gjendet pas mesnate në një vend ku bëjnë sherr dy fqinj. Përtej dy ngjarjeve, apo 3 apo 4, ka gjëra patjetër për të kuptuar dhe shfrytëzuar në funksion të përmirësimit. Policia e Shtetit nuk dënon, reagon, ndalon dhe çon para gjykatës persona që shkelin ligjin dh enë rast se, fjala vjen, mund të konsiderohet një arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë në tragjedi kanë armë pa leje, patjetër që armëmbajtja pa leje këtu dënohet, nuk është Policia e Shtetit që mund të çojë në burg ata që çon para gjykatësve dhe ata nuk i dënojnë as me minimumin që i jep ligji. Mediat duhet të bëjnë demaskimin e këtyre gjykatësve sepse janë fakte skandaloze që ndodhin dhe që Gjykatat, at atë cilët janë akom anë detyrë sepse nuk kanë kaluar vetingun dhe abuzojnë, nuk ka një instrument qeveria që t’i bëjë zap dhe shumë mirë që nuk i ka sepse kemi zgjedhur të jetojmë në një vend demokratik. Duhet të gjithë të bëjnë pjesën e tyre, e jona është e qartë, vazhdimi i procesit të reformimit dhe të fuqizimit të Policisë së Shtetit, në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm, për të arritur objektivat që kanë të bëjnë me moshën, integritetin, performancën e secilit dhe në teknologji në mënyrë që shumëçka, në aspektin e monitorimit të territorit të bëhet më mirë. Nuk është çështje e lënies së fajit, jetojmë në një sistem ku përgjegjësitë janë personale, kush shkel ligjin duhet të ndalohet dhe dënohet dhe nëse një nga hallkat nuk funksionon, bëhet më e vështirë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALLZIMI NDAJ PJERIN NDREUT/ Rama: Asnjë tolerim për ofendimin e efektivëve...
Previous article AKSIDENTET RRUGORE/ Shefi i rrugores në Tiranë, Erjon Ahmeti: Monitorim me kamera e radarë brenda qyteteve

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT