• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSPOZITA “CARE AND DARE”/ Kushi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi që në bankat e shkollës
Home
Sociale

EKSPOZITA “CARE AND DARE”/ Kushi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi që në bankat e shkollës

29 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi mori pjesë në ekspozitën sensibilizuese të pikturave “Care and Dare”, e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”.

“Nuk ka ide më origjinale se sa të përdorësh artin për të edukuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”- është shprehur Kushi në fillim të fjalës së saj.

Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë nxënësit artistë në mbarë Shqipërinë që me pikturat e tyre kreative shprehën botëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth këtij fenomeni.

“Faleminderit ‘Tirana Art’ dhe Ambasadorja Holandeze Guusje Korthals Altes për kontributin dhe mbështetjen e kësaj nisme kaq kuptimplotë”

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke folur për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, Znj. Kushi nënvizoi se për fat të keq ka ende gra dhe vajza që nuk gjejnë guximin e duhur për të treguar kur janë të abuzuara, dhunuara apo trafikuara ose kur shohin raste të tilla.

“Si ministre, si grua dhe si nënë mendoj se fushata për të sensibilizuar dhe edukuar kundër këtij fenomeni duhet të fillojë nga shkolla, nga edukimi që në moshë të vogël. Shoqëria, prindërit, institucionet tona duhet të bëjnë më shumë për t’i dëgjuar dhe mbështetur fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore” – tha Kushi.

Më tej ajo shtoi se në shkolla nxënësit i edukojmë që të jenë jo vetëm nxënës të mirë, por edhe qytetarë model, që të përqafojnë vlerat më të mira të shoqërisë. Gjithashtu, ajo tha se fëmijët i edukojmë që të flasin me nënën e tyre, me shoqen, me mësuesen, me punonjësit psikosocial.

Sipas ministres, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të kemi një bashkërendim të të gjitha institucioneve, organizatave, shoqërisë, familjes apo prindërve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA ME DY VITE BURG/ Gjykata e Posaçme e Apelit cakton seancën ndaj Adriatik Llallës
Previous article I PREU KËMBËN TË RESË NË AKSIDENT/ Si i shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejorit te policisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT