• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PENDOHEM QË NUK IA PASH FYTYRËN…”/ Nëna shqiptare vajton për humbjen e djalit në Britani
Home
Aktualitet
Kronikë

“PENDOHEM QË NUK IA PASH FYTYRËN…”/ Nëna shqiptare vajton për humbjen e djalit në Britani

29 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grua shqiptare, nënë e një djali të vrarë në Britaninë e Madhe ka treguar për momentin më të vështirë të jetës së saj kur mori vesh se fëmija e saj ka ndërruar jetë. Grineo Daka, 27-vjeç jetonte në Londrën lindore kur u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të 7 Korrikut të vitit 2019. Ai punonte si berber dhe u vra nga një bashkatdhetar i tij, Jeton Krasniqi, po ashtu 27 vjeç. Krasniqi është dënuar me burg të përjetshëm dhe minimumin e vuajtjes së dënimit për më shumë se 31 vite. Gjatë seancës që u dha dënimi kanë folur edhe prindërit e Grineos, Enima dhe George Daka, të cilët thanë se nuk ka asnjë dënim që do t’i lehtësojë atyre dhimbjen. Enima deklaroi se fajëson veten kur mori vesh se i kishte vdekur djali për shkak se “nuk i kishte dëgjuar zërin një natë më parë”.

“Erdhëm në Angli në vitin 2001 me djalin tonë 9-vjeçar për një jetë më të mirë dhe mundësi më të mëdha. Nuk kishim asgjë dhe nuk dinim asnjë fjalë anglisht. Dinim të punonim fort për t’i siguruar të ardhmen. Bëmë 2 ose 3 punë. Nuk pushova së punuari pasi doja që t’i jepja gjithçka. Ai ishte gëzimi ynë dhe na hiqte të gjitha dhimbjet dhe shqetësimet. Pëlqente muzikën dhe ndihmonte shokët. Dëshira e vetme e tij ishte të na shihte të lumtur. Më pati thënë se do kujdesej për ne dhe do të na siguronte gjithçka. E shihte që lodhesha shumë dhe më pati thënë se “do të vijë një ditë kur nuk do të punosh më dhe do të ta shpërblej të gjithë mundin”. Kishte pasion për përkujdesjen ndaj vetes dhe nisi të drejtonte një berberhane. Lodhja zhdukej teksa shihja që djali im arrinte të plotësonte ëndrrat e tij”, tha ajo.

Grineo ishte përfshirë në një sherr një ditë përpara vrasjes. Në orët e para të ditës tjetër, ai shkoi me miqtë në klub kur mori një telefonatë. U ngjit në pjesën lart të barit ku po e priste Krasniqi së bashku me 3 persona të tjerë. Rreth orës 3 të mëngjesit nisi një sherr dhe u dëgjuan 4 të shtëna. Një prej plumbave e kapi Grineon në kurriz. 30 minuta më vonë, i riu shqiptar humbi jetën. Për shkak të kësaj ngjarje e ëma e të riu shqiptar ka thënë se ajo është një trup që ecën, por me një mendje të vdekur.

Jeton Krasniqi dhe Edison Brahimi
“Askush nuk mund të na përgatiste për atë ditë. Një grup shqiptarësh ia mori jetën djalit tonë. Askush nuk na përgatiti për këtë tragjedi. Ata ishin këtu për të njëjtën arsye si ne, për një jetë më të mirë. Shkaktuan dhimbje të tmerrshme për dy prindër. Ia morën jetën dhe nuk mundën që të përballeshin me të pasi e qëlluan nga kurrizi. Nuk do të ketë asnjë dënim që do të na e lehtësojë dhimbjen. Edhe nëse dënohen me 100 vite burg, kjo nuk e sjell djalin tonë mbrapsht. I vetmi gëzim që kemi është vizita te varri. Ai tha se nuk do na linte vetëm, madje edhe kur të niste një familje do të jetonim bashkë. Fajësoj veten se nuk ia dëgjova zërin një natë më parë. Nuk e pashë djalin derisa e varrosa. Pendohem që nuk ia pashë fytyrën për herë të fundit. Nuk ka asnjë mjekim që ta lehtëson këtë dhimbje. Kisha shumë ëndrra për djalin, por na i morën. Jam një trup që jetoj, por me mendjen bosh. E shikoj në ëndrra dhe e përqafoj. Humbëm një pjesë të zemrës që nuk do të zëvendësohet kurrë”, tha ajo.

Autori i vrasjes së të riut, qëndroi në arrati për më pak se një vit. Në lidhje me këtë ngjarje është dënuar edhe Edison Brahimi, 31 vjeç, me 28 muaj burg për pengim të drejtësisë pasi largoi Krasniqin nga vendi i ngjarjes. Me akuzën e vrasjes ishte akuzuar edhe Lindon Saliuka, por ai vdiq përpara se të niste gjyqi. Një person i katër është shpallur në kërkim ndërkohë që autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO KRIJOJMË..."/ Rama interesohet për juristen nga Londra dëshiron të kontribuoj në fushën arbitrazhit dhe Avokaturës së Shtetit
Previous article "NUK MENDOJ SE JEMI VETËM"/ Drejtuesi i NASA-s, Bill Nelson: Universi është...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT