• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA PËR SHEZLLONAT NË VELIPOJË/ Kryebashkiaku i Lezhës kërkon shtetëzimin e rërës së plazheve
Home
Intervista

MASAKRA PËR SHEZLLONAT NË VELIPOJË/ Kryebashkiaku i Lezhës kërkon shtetëzimin e rërës së plazheve

28 June, 2021 F.autor Intervista, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për përplasjen mes dy familjeve në Velipojë, ku ndodhi edhe vrasja e katër personave, mes të cilëve edhe punonjësi 20-vjeçar.

Në emisionin “Top Talk”, Ndreu dha zgjidhjen që i jep fund sherreve duke thënë se rëra duhet të jetë hapësirë publike që paguhet nga operatorët turistik. Ndër të tjera shtoi se kushdo që shkon për të bërë biznes gjatë sezonit turistik pa pasur struktura shërbimi nuk kanë pse të shkojnë se nuk ka vend në plazh.

Ndreu: Nuk e kuptoj përse duhet të ketë konflikte të tilla, operatorët turistik duhet të aplikojnë në zonat ku janë lënë të lira tek e-albania, të konfirmohen nga Ministria e Turizmit dhe nga bashkitë përkatëse. Pra, konfirmimi bëhet mbi bazën e përparësisë që marrin strukturat hoteliere, njësitë e shërbimit dhe pronarët e tokave. Pra ka një çudi mes operatorëve turistik që duke pasur një sistem të mëparshëm të shfrytëzimit të hapësirave publike sipas teorisë së të fortëve ose sipas ndarjeve klienteliste, e kanë shumë të vështirë të ambientohen me një sistem të ri që u aplikua vitin që kaloi.

Ata njerëz që janë mësuar të bëjnë si të duan me hapësirën publike, hapësira publike nuk është e tyre. Fatkeqësisht ka vende ku rëra është privatizuar dhe çuditërisht, nuk e kuptoj pse nuk zhbëhen këto.

Dyrnjaja: A duhet ndërmarrë një iniciativë për tu bërë publike e gjithë hapësira që i takon pjesës ranore të plazheve dhe kjo të administrohet qoftë nga e-albania apo strukturë tjetër që të mos kemi këtë lloj përplasjeje me pasojë dhe jetën.

Ndreu: Është përgatitur një projektligj që të zhbëjë të gjithë privatizimet abuzive të rërës. Kjo është edhe pasojë e kësaj situate katastrofë të hipotekimeve të zonave ranore ku në fakt nuk ka pasur kurrë pronarë të vjetër e as të rinj. Por në mënyrën më korruptive na dalin territore rëre të privatizuara. Kjo është një tjetër problematikë, e cila nxit konflikt. Mesa më kanë vënë në dijeni, po e përgatisin projektligjin për shkak të procedurave korruptive të hipotekimeve të këtyre zonave ku kurrë rëra nuk ka qenë në pronësi të askujt. Nëse lirohet rëra, bëhet gjysma e punës. Rëra duhet të jetë hapësirë publike që paguhet nga operatorët turistik. Të tjerët që vijnë për të bërë biznes pa pasur struktura shërbimi nuk kanë pse vijnë se nuk ka vend në plazh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KONFIRMON AGJENTI I UELLSIANIT/ Real Madrid merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e Bale
Previous article MASAKRA E VELIPOJËS/ Kamerierët në Shkodër bëhen bashkë për të ndihmuar familjen Zeneli, dhurojnë të ardhura nga puna

F.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT