• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT NUK “ZËNË MEND”/ Ndalohet Audi me 180 km/h në Vlorë, hiqen 67 patenta dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARËT NUK “ZËNË MEND”/ Ndalohet Audi me 180 km/h në Vlorë, hiqen 67 patenta dhe…

28 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Duket se pavarësisht aksidenteve të përditshme me pasojë vdekjen, një pjesë e drejtuesve të mjeteve e kanë ndarë mendjen t’mos u binden ligjit duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të pafajshëmve.

Në vijim të shtimit të masave dhe kontrolleve në akset rrugore në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 111 km/orë në qendrat e banuara dhe deri në 180 km/orë në aksin rrugor Levan –Vlorë.

Në këtë autostradë, 30-vjeçari me iniciale E.C. nga Fieri drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi 180 km/orë në autostradën Levan –Vlorë. Ai u ndëshkua nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore.

Kujtojmë se pak ditë më parë një automjet Audi A8 u përfshi në një aksident të rëndë në këtë aks, duke goditur nga pas me shpejtësi rreth 200 km/h një makinë Toyota duke shkaktuar vdekjen e 4 anëtarëve të familjes që udhëtonte brenda atij mjeti.

Ndërsa gjatë kontrollit me alkooltestues janë ndëshkuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit me masa që varionin nga 0.34 mg/l deri në 0.90 mg/l.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti te pa pajisur me leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 67 leje drejtimi, nga të cilat 39 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu  janë ndëshkuar me masë administrative 2881 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MENDOVA TË BRAKTIS FUTBOLLIN"/ Zero tatuazhe dhe student i ekonomikut, rrëfimi i mesfushorit të Italisë
Previous article "E DIMË KU JETON. MOS NËNSHKRUAJ"/ Kërcënimi tronditës për trajnerin Benitez

F.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT