• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË VELIPOJË/ Si nisi konflikti që për pak sekonda përfundoi në një ngjarje tragjike. Kush qëlloi i pari
Home
Breaking News

MASAKRA NË VELIPOJË/ Si nisi konflikti që për pak sekonda përfundoi në një ngjarje tragjike. Kush qëlloi i pari

28 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, pas një përplasjeje me armë zjarri që u regjistrua rreth orës 00:30 të 27 qershorit në plazhin e Velipojës.

Viktimat janë shtetasit, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Edmond dhe Xhovan Gocaj, si dhe shtetasi Musaen Zeneli, i sapo punësuar në biznesin e dy vëllezërve.

Të plagosur mbetën Hasan Ferracaku, vëllai i viktimës Kujtim Ferracaku dhe nipi i këtij të fundit Elmilind Dyli.

KONFLIKTI TRAGJIK

Një konflikt për shezlongët pak orë para se ngjarja të kishte një bilanc tragjik në plazhin e Velipojës çoi në përplasjen e dy familjeve Gocaj dhe Ferracaku, të cilët kanë dy hotele në afërsi me njëri-tjetrin. Viktima Kujtim Ferracaku i ka kërkuar vëllezërve Gocaj që të largojnë shezlongët, sepse këtë vit Agjencia e Bregdetit ia ka dhënë lejen Ferracakut për t’i vendosur në hapësirën publike në plazhin e Velipojës, ndërsa vitin e kaluar i kanë pasur vëllezërit Gocaj. Këta të fundit kanë kundërshtuar me pretendimin se vendet e vendosjes së shezlongëve për subjektet nuk kishin përfunduar ende si procedurë nga institucionet shtetërore.

Në debat e sipër në orët e pasdites, dy familjet janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin fillimisht. Pas pak orësh, Kujtim Ferracaku i shoqëruar nga vëllai i tij, Hasan Ferracaku, tre djemtë e këtij të fundit dhe nipi i tij 17- vjeçar, Elmilind Dyli, kanë shkuar në drejtim të hotelit ku ndodheshin dy vëllezërit Gocaj. Disa prej anëtarëve të familjes Ferracaku kanë qenë të armatosur me armë zjarri në momentin që kanë shkuar pranë hotelit të vëllezërve. Brenda pak sekondash, gjithçka ka përfunduar në përplasje me armë zjarri. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se i pari që ka ndërruar jetë ka qenë 38-vjeçari, Edmond Gocaj, i cili dyshohet se është qëlluar nga Kujtim Ferracaku.

Më pas vëllai i Edmondit, Xhovan Gocaj, ka qëlluar ndaj Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur në vend. Në atë moment i është kundërpërgjigjur Hasan Ferracaku, duke vrarë 25-vjeçarin Gocaj. Nga kjo përplasje me armë, ka humbur jetën edhe shtetasi Musaen Zeneli, 20 vjeç. I riu ishte punësuar së fundmi nga vëllezërit Gocaj për të mbikëqyrur shezlongët e plazhit.

TË PLAGOSURIT

Nga përplasja me armë, përveç Hasan Ferracakut, mbeti i plagosur edhe Elmilind Dyli, djali i vajzës së Kujtim Ferracakut. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës duke bërë transportimin e dy të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Nga aty, të plagosurit janë dërguar për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit thonë se adoleshenti ka marrë plagë në këmbë, ndërsa në gjendje më të rënduar është 54-vjeçari, Hasan Ferracaku.

KATËR ARMË TË PËRDORURA

Në këtë ngjarje janë përdorur minimalisht katër armë zjarri, dy pistoleta nga ana e familjes Ferracaku dhe një pistoletë dhe një automatik nga familja Gocaj, ndërsa në vendngjarje Policia ka sekuestruar gëzhoja plumbash të qëlluara më shumë se një armë. Sipas Policisë së Shkodrës, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

RENEA BLINDON ZONËN

Pas përplasjes me armë në këtë ngjarje të rëndë mbërritën edhe forca të shumta Policie, një grup i FNSH-së dhe një grup i forcave RENEA. Në vendngjarje erdhën edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Menjëherë, grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia vendore e Shkodrës disa orë pas vrasjes së katër shtetasve dhe plagosjes së dy të tjerëve ka arrestuar në kushte spitalore dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, si të dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” në bashkëpunim, ndërsa ka shpallur në kërkim tre shtetasit e tjerë Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besmir Ferracaku, tre djemtë e të arrestuarit Hasan Ferracaku.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit: H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, Bashkia Shkodër. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje”, sqaron policia lokale. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”.

Iu vranë dy djemtë në Velipojë, babai mes lotësh: M’u mbyll dera

Midis katër viktimave, janë edhe dy vëllezërit Gocaj, përkatësisht Edmondi, 38 vjeç dhe Xhovani, 25 vjeç. Ata mbetën të vrarë nga përplasja me armë zjarri me pjesëtarë të familjes Ferracaku, ku mbeti i vdekur njëri prej tyre, biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeç si dhe mbeti i plagosur vëllai i tij, Hasani, 54 vjeç, si dhe nipi i viktimës, 17-vjeçari Elmilind Dyli. Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë thotë se gjithçka ka ndodhur pas një debati për shezlonget, duke shtuar se nuk e kishte pritur këtë nga fqinjët e tij, për të cilët thotë se janë rritur bashkë. Ai tha gjatë ditës së djeshme, se me familjen Ferracaku nuk kishin pasur konflikte të mëparshme, ndërsa shton se vitin e shkuar i kishin pasur djemtë e tij shezlonget, ndërsa këtë vit do t’i merrnin konkurrentët, hotelet e të cilëve kanë një hapësirë prej rreth 50 metrash larg njëri-tjetrit. Ai fajëson shtetin se nuk ka vepruar në kohë për të bërë ndarjen. Mes lotëve, 67- vjeçari deklaron se djali i tij i madh që ishte vrarë i pari nga përplasja me armë, kishte investuar djersën e tërë jetës në hotelin që zotëronin në plazhin e Velipojës. I moshuari thotë se i biri, Edmondi, kishte pasaportë britanike dhe kthehej gjatë verës për të punuar pranë hotelit. Ai pranon se djali i tij i dytë që mbeti i vrarë gjithashtu nga ngjarja, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të familjes Ferracaku. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij, Pjetri shprehet se i është mbyllur dera pas humbjes së dy djemve.

Çfarë ka ndodhur?

Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt. Mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë më askujt se po bëhen të shumta.

Si ka ndodhur konflikti dje?

Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për punë shezlongesh. Më kanë vrarë dy djemtë te dera e shtëpisë. Çfarë më duhet jeta ime mua!

Keni pasur konflikt përpara se të ndodhte vrasja?

Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlonget, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlonget, sepse kanë qenë pa u ndarë ende. Ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Kjo punë ka ndodhur në orën 00:01 të natës. Uroj të mos ndodhë më askujt. Jam duke e ndjerë unë peshën e madhe të kësaj ngjarjeje.

Kanë ardhur për t’u sqaruar apo…

Më kanë vrarë djalin e madh të parin që e kam me pasaportë angleze. Ai e ka ndërtuar këtë hotel. Ka ardhur për të punuar. Djersa e tij është kjo…(hoteli). Më kanë vrarë edhe tjetrin. Djali i dytë i ka qëlluar edhe ai dhe ma kanë vra fill te dera ime.

Kanë ardhur për t’u sqaruar apo…

Me armë nuk sqarohen. I kam pas shokë. Nuk e kam prit prej tyre. Jena le dhe rrit bashkërisht.

Vitin e kaluar i keni pas ju shezlonget?

Vjet po! Është bërë ndarja. Ne i kemi vendosur shezlonget vjet qysh në qershor. Shteti ka bërë ndarjet e veta. Edhe mua diku do të ma jepnin se nuk ka mbaruar faza hala. Ata kanë ardhur.

Këtë vit ua ka dhënë ju Bashkia?

Jo atyre. Jo Bashkia. Ka ndryshuar kompetenca. Unë i kam vendos vjet që në qershor ku e kam pas vjet në atë sipërfaqe. Gjatë qershorit ka filluar ndarja, pasi kemi bërë kërkesën. Ia kanë dhënë atij. Kur të vinte shteti të bënte matjet.

Ju e keni kundërshtuar?

Jo! Nuk mund të kundërshtoj. Është me dokumente. Do pres shtetin. Unë them më andej, ai thotë më këtej, shteti thotë e ke këtu. Do të ishte më mirë të ishin më të shpejtë në këtë punë, jo me u vonu.

Kanë pasur edhe herë të tjera konflikte?

Janë marrë fëmijët me këtë punë. Unë nuk kam dëgjuar gjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DEHUR DHE PA LEJE DREJTIMI/ Arrestohen 5 persona në Tiranë, nuk i shpëton policisë as edhe...
Previous article PAMJET/ E la i dashuri, hakmerret 36-vjeçarja tajlandeze, i vendos flakën motorit luksoz

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT