• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E VELIPOJËS/ Rrjeti NË LOT pas vrasjes së kamarierit: Ëngjëll, të mori dora e horrave. Prehu në paqe
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E VELIPOJËS/ Rrjeti NË LOT pas vrasjes së kamarierit: Ëngjëll, të mori dora e horrave. Prehu në paqe

27 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Miq, familjarë, të njohur e të panjohur për viktimën më të pafajshme të masakrës në Velipojë kanë shprehur dhumbjen e tyre në rrjetet sociale, pas vrasjes së 20-vjeçarit, Musaen Zeneli. Me hidhërim të madh, ata shkruajnë se i riu u vra nga dora e horrave dhe se rrogën e tij mujore e kishte aq sa kushtonin vetëm 10 plumba të atyre që qëlluan në mesnatë.

Qytetarët janë të indinjuar për 20-vjeçarin që vdiq sapo mbylli ditën e parë të punës, me vetëm 30 lekë në xhep që mund të ishin bakshishi i një dite të gjatë e plot lodhje.

“Prehu ne Paqe Musaen Zeneli, atje lart do jete me mire per ty. Allahu e mëshiroftë,”- shkruan dikush në rrjetet sociale.

“Musaen Zeneli, kamarieri jetim që u vra mbrëmë barbarisht prej dorës gjakatare të horrave, e kishte rrogën mujore aq sa kushtojnë 10 plumba të kriminelëve të cilëve nuk u kontrollohen kurrë shtëpitë dhe bizneset,”- shton dikush më tej.

“Djaloshi 20 vjeçar qe u vra aksidentalisht nje dite më parë ishte besimtar praktikant. Allahu e falte dhe e meshirofte!”– shton dhe një tjetër.

“Me hillerim te thelle ndaj me ju lajmin e hidhur te vdekjes se nxenesit tone Musaen Zeneli. Allahu e paste meshiru dhe i paste dhene gradat e shehidit. Ne diten e pare te punes pa i pas hak as hile kerrkujt paska ka kene rrisku i tij. Allahu i dhente saber nanes se tij dhe Familjareve,”- shkruan dhe dikush më tej.

Katër persona përfshirë dhe kamarierin 20-vjeçar Myzerim Zeneli mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar duke shkaktuar një masakër në Velipojë. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç u vranë, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ Triumfi i Çekisë ndaj Holandës, shikoni kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga UEFA...
Previous article BELGJIKË-PORTUGALI/ Të dyja ekipet kanë vetëm një objektiv, fitoren dhe kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT