• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E PALLATIT NË FLORIDA/ Zjarri në brendësi të rrënojave pengon përpjekjet e shpëtimit
Home
Nderkombetare

SHEMBJA E PALLATIT NË FLORIDA/ Zjarri në brendësi të rrënojave pengon përpjekjet e shpëtimit

27 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Zjarri dhe tymi që dalin nga thellësia e rrënojave të betonit dhe metaleve të një pallati 12-katësh të shembur pranë Majamit penguan përpjekjet e punonjësve të shpëtimit të shtunën ndërsa ata përpiqen të gjejnë ndonjë të mbijetuar.

Ekipet e shpëtimit përdorën teknologji me rreze lazer, ujë dhe shkumë për të luftuar flakët, burimi i së cilës ishte i paqartë. Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava tha se tymi ka qenë sfida më e madhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha se flakët po vijnë nga brendësia e “malit” me rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit po përballën me vështirësi të jashtëzakonshme si rezultat i zjarrit.

Një zjarrfikëse përdori pompat me ujë me presion të lartë në katet e poshtme të ndërtesës ndërsa dilte tymi i bardhë apo avulli që kundërmonte një erë të rëndë, e ngjashme me sulfurin.

“Era e keqe është shumë e rëndë”, tha guvernatori Ron DeSantis.

Një vinç largoi copa mbeturinash nga grumbulli me rrënoja me një lartësi afro 10 metra, ndërsa ekipet përdorën makineri të rënda, dronë, pajisje të sofistikuara, mjete rrethanore dhe mikrofona në përpjekjet për të gjetur njerëz.

Sipas zyrtarëve që nga shembja e pjesshme e pallatit të enjten nuk dihet ende fati i 159 njerëzve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndarja ekonomike dhe korrupsioni kërcënojnë të ardhmen e BE-së
Previous article "EURO 2020"/ Mancini: Italia meritoi të fitonte edhe në lojën e rregullt, Austria mund të jetë më e fortë...

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT