• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Sidnej zgjat masën e izolimit edhe për 2 javë
Home
Nderkombetare

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Sidnej zgjat masën e izolimit edhe për 2 javë

26 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Qyteti australian Sidnej, ka hyrë në izolim dyjavor, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Më shumë se një milion persona, në qendër dhe rajonet lindore të qytetit, tashmë janë nën masat kufizuese.

Më shumë se 80 raste të variantit tejet infektues të koronavirusit, Delta, janë konfirmuar në këtë qytet. Kryetarja e Uellsit të Ri Jugor Gladys Berejiklian, ka thënë se urdhrat për qëndrim në shtëpi, do të zbatohen deri më 9 korrik. “Kur ekziston një variant përhapës, siç është Delta, izolimi treditor nuk funksionon – nëse duam ta bëjmë këtë gjë, duhet ta bëjmë si duhet”, ka thënë ajo. “Neve na duhet të përgatitemi për numër potencialisht të madh në ditët në vijim”.

Në vazhdimësi, Australia ka pasur shifra të ulëta të përhapjes së koronavirusit dhe ky është izolimi parë në Sidnej – në qytetin më të madh – prej muajit dhjetor. Shpërthimi ri i koronavirusit është raportuar javën e kaluar në Bondi, një plazh i famshëm në zonën e Sidnejt.

Ky shpërthim është lidhur me një vozitës, i cili ka bartur pasagjerët ndërkombëtarë nga aeroporti. Ministri i Shëndetësisë Brad Hazzard, ka thënë se variant Delta – që fillimisht është identifikuar në Indi – është vërtetuar se është armik shumë i frikshëm. “Pavarësisht se çfarë hapash do të marrim në këtë moment, virusi duket se e di kundër-sulmin”, ka thënë ai.

Shpërthimi i fundit ka rritur kritikat ndaj planit të ngadalshëm të Qeverisë për vaksinim të popullatës. Deri më tani, vetëm mbi 3 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar plotësisht dhe rreth 35 për qind e australianëve kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Kritikët qeveritarë kanë argumentuar se qytetet nuk do të duhej të hynin në izolim, nëse shumica e popullsisë do të ishte vaksinuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UELLS-ITALI/ Puthje, muzikë për “Oscar” dhe pica, kështu karikohen "Azzurrët"
Previous article PORTIERI BERISHA DREJT SERIE A/ Trajneri De Biasi e "bekon: Jep siguri dhe di të komandojë mbrojtjen

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT