• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO QËNDROJMË PËRKRAH JUSH”/ Biden: E ardhmja e Afganistanit është në dorë të afganëve
Home
Nderkombetare

“DO QËNDROJMË PËRKRAH JUSH”/ Biden: E ardhmja e Afganistanit është në dorë të afganëve

26 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

“Afganët do të jenë ata që vendosin të ardhmen e tyre,” tha Presidenti Joe Biden në takimin e tij të parë me Presidentin afgan, Ashraf Ghani. Dy udhëheqësit u takuan të premten në Shtëpinë e Baardhë, ndërkohë që forcat amerikane vazhdojnë tërheqjen nga Afganistani.

Presidenti Biden këmbënguli se mbështetja e Uashingtonit nuk po merr fund. SHBA do të vazhdojnë mbështetjen për ushtrinë afgane nga jashtë si dhe përkrahjen politike e ekonomike, tha zoti Biden. “Do të qëndrojmë përkrah jush,” tha presidenti amerikan. Zoti Ghani, duke folur përkrah udhëheqësit amerikan, tha se Afganistani është mirënjohës për gjakun dhe koston monetare që shpenzoi Amerika gjatë dy dekadave të fundit për vendin e tij, i cili tani gjendet në një ballafaqim të drejtpërdrejt me Talibanët.

Zoti Ghani e krahasoi situatën ku ndodhet me momentin ku ndodhej Presidenti Abraham Linkoln në 1861 në prag të fillimit të Luftës Civile amerikane. “Jemi përballë dallimesh mes vlerave, vlerave të një sistemi përjashtues ose një sistemi gjithëpërfshirës. Ne jemi të vendosur të zgjedhim unitetin, ndjenjën kombëtare të sakrificës, mirëkuptimin dhe nuk do të rezervohemi,” tha presidenti afgan të premten, duke shtuar se forcat qeveritare kishin rimarrë nën kontroll “gjashtë distrikte, si në jug edhe në veri të vendit”.

Gjatë takimeve më herët të premten në Pentagon me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, presidenti afgan u pyet nga një gazetar mbi reagimin e tij ndaj parashikimeve të shërbimeve amerikane të zbulimit se qeveria e tij do të bjerë brenda gjashtë muajsh pas largimit të trupave amerikane.

“Ka pasur parashikime të tilla; të gjitha kanë dalë të pabaza,” tha zoti Ghani.

Republikanët e kanë kritikuar vendimin e Presidentit Biden. Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell tha se vendimi “i lë partnerët afganë vetëm, përballë kërcënimeve që sipas këshilltarëve të vetë presidentit janë të mëdha dhe po rëndohen. Talibanët, të inkurajuar nga largimi ynë, po kthejnë pas vite të tëra përparimi, sidoms në sferën e të drejtave të grave dhe i janë drejtuar Kabulit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha lidhur me komentet e zotit McConnell se Presidenti Biden e kishte marrë vendimin “në përputhje me bindjen e tij se kjo luftë nuk mund të fitohet dhe se pas 20 vjetësh trupat duhet të kthehen në atdhe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ Sfida Itali-Austri, Mancini: Lojtarët ta shijojnë lojën, shpresojmë finalen
Previous article "SI TË JESH NË SHTËPI"/ Del FOTO e parë e vrasësit të Caroline nga brenda burgut. Piloti merr vizitën e parë në qeli

s.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT