• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JENI NË PLAZH? Mjeku Tritan Kalo tregon nga se duhet të ruheni: KUJDES…
Home
Sociale

JENI NË PLAZH? Mjeku Tritan Kalo tregon nga se duhet të ruheni: KUJDES…

26 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Tritan Kalo porosit qytetarët që në këto ditë të nxehta të bëjnë kujdes me higjienën dhe hidratimin e organizmit dhe thotë se pushimet në bregdet sjellin me vete rreziqe të shtuara infeksionesh në lëkurë dhe sy.

“Kujdes se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi. Kujdes sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit jo panik, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm”, thotë ai.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

Po ju sjell një detaj mjaft domethënës prej këtyre 18 muajve të përballjes me “armikun e padukshëm”, Pandeminë e infeksionit të shkakruar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në oborrin pas ndërtesës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUNT/Covid-1, një vit më parë më 25.06.2020 kishte mbirë ndrojtazi e lidhur kokra një bimë e vogël domateje…..

I rezistoj ajo muajve të thatë të verës dhe njërën prej atyre frutave, e këputa për kujtim dhe e vendosa në një epruvetë në zyrën time, të vendosur nga dita e parë në “Zonën e kuqe” ku trajtoheshin dhe vijojnë të trajtohen të sëmurët e prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”….Dëshiroja të kisha të pranishme në zyrën time të një symboli rezistence në kushtet ekstreme….

Domatëzja ende edhe kësaj dite plot një vit më pas mbijeton dhe shpresoj të mbetet ashtu e kuqe edhe në vitet që vinë….Më vjen si një mësim e mesazh domethënës nga Mëma Natyrë, se jeta vijon kurdoherë edhe në kushte ekstreme dhe ajo mbrin të triumfojë mbi vdekjen….KUJDES në këto ditë”ferri” sepse temperaturat e larta janë po aq jetëlënduese e jetëmarrëse, sa Sars-Cov2/Covid-19…..KUJDES me hidrimin tuaj të kujdesshëm e sa më të shpeshtë…..

KUJDES sepse vera shoqërohet me infeksione të shumta toksiko-alimentare, ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar….KUJDES se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi…..

KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit….JO PANIK, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm…JO VETMJEKIM, sepse janë Profesionalizmi, Përkushtimi, Puna dhe Pëkujdesja e Personelit Mjeksore ato që dinë të bëjnë diferencën në lidhje me format e shkallët e rëndesës së një infeksioni, apo të rëndimit të një sëmundje tuaj kronike….Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR VJEDHJE NË KOSOVË/ Arrestohet në Durrës 42-vjeçari (EMRI)
Previous article "EURO 2020"/ Sfida Itali-Austri, Mancini: Lojtarët ta shijojnë lojën, shpresojmë finalen

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT