• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET/ Liderët e BE-së ULTIMATUM Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku
Home
Nderkombetare

PËRPLASJET/ Liderët e BE-së ULTIMATUM Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku

25 June, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ose ta dalë nga blloku.

Parlamenti hungarez e ka miratuar një ligj i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ndryshimet ligjore të propozuara, duhet të miratohen nga presidenti i Hungarisë.

BE-ja është e zemëruar me kryeministrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban për miratimin e këtij ligji.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, u tha gazetarëve më 25 qershor se gjatë samitit dy-ditor të bllokut, disa nga homologët e tij u përplasën personalisht me Orbanin në lidhje me këtë ligj.

Një ditë më parë ai tha se Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”.

Kjo çështje ka kthyer në qendër të vëmendjes edhe diskutimet në lidhje me pamundësinë e BE-së për të frenuar “demokracitë joliberale” midis vendeve anëtare si Hungaria dhe Polonia.

Qeveritë e këtyre vendeve janë thellësisht konservatore, nacionaliste dhe mbajnë një qëndrim kundër migrantëve.

Ato kanë shpërfillur standardet dhe vlerat demokratike të bllokut për vite me rradhë.

Sipas raporteve, vetëm Polonia dhe Sllovenia kanë mbështetur Orbanin për këtë ligj.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar përplasjet me Hungarinë, e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.

“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron.

Por, më vonë ai u tërhoq paksa nga qëndrimi i tij duke thënë se nuk e mbështet dëbimin e Hungarisë nga blloku.

Përpara samitit, udhëheqësit e 17 nga 27 vendet anëtare të bllokut nënshkruan një letër që dënonte çdo formë diskriminimi bazuar në orientimin seksual, duke thënë se “respekti dhe toleranca janë në thelbin e projektit evropian”.

Letra nuk e përmendi në mënyrë të qartë Hungarinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm” duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore.

Në anën tjetër, Orban ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualëve, por vetëm ka të bëjë me lejimin e prindërve të vendosin ekskluzivisht se si dëshirojnë të edukojnë fëmijët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI U UL KUFIRI MINIMAL/ Dalin notat e testit të matematikës, ja sa MATURANTË kanë marrë 10 (LINKU)
Previous article SHEMBJA NË FLORIDA/ 4 të vdekur dhe 159 të pagjetur nën rrënoja

F.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT