• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA NË FLORIDA/ 4 të vdekur dhe 159 të pagjetur nën rrënoja
Home
Nderkombetare

SHEMBJA NË FLORIDA/ 4 të vdekur dhe 159 të pagjetur nën rrënoja

25 June, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën katër persona humbën jetën pas shembjes së një godine 12 katëshe në periferi të Majamit ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për 159 të pagjetur. Kryebashkiakja e qarkut Majami-Dejd tha se numri i të zhdukurve është rritur nga 99 sa ishte në fillim dhe se tre trupa të tjerë pa shenja jete u nxorrën nga rrënojat gjatë natës. Vdekja e një personi tjetër ishte raportuar të enjten. 110 persona tjerë, vendndodhja e të cilëve fillimisht nuk dihej, janë gjetur dhe janë shpallur të sigurt.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e ndërtesës 12 katëshe në periferi të Majamit, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet.

“Për fat të keq, kjo ishte një natë tragjike. Kemi arritur të gjejmë dhe shpallim të sigurt 120 persona, që është një lajm shumë i mire, por numri i të pagjeturve ka shkuar në 159. Po ashtu, ju njoftojmë se numri i viktimave ka arritur në katër. Dua të jem e qartë lidhur me numrat. Ata mund të ndryshojnë vazhdimisht. Ne do të vazhdojmë t’ju inforojmë lidhur me ta. Tani mund të konfirmojmë se kemi katër vdekje”, njoftoi kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Floridës dhe urdhëroi ndihma federale për të përforcuar përpjekjet e autoriteteve shtetërore dhe atyre lokale në tejkalimin e kësaj situate.

Të enjten ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit arritën të dëgjojnë disa goditje dhe zhurma tjera, por jo zëra njerëzish, që vinin nga nën rrënojat e godinës së shembur në qytezën Sërfsajd pranë Majamit.

Në disa filmime nga kamerat e sigurisë në orët e para të së enjtes, shihet se si ndërtesa ndahet në dysh, duke krijuar një re të madhe pluhuri që mbështjell gjithë zonën.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të ndërtesës së vjetër 40 vjeçare, megjithëse zyrtarët lokalë thanë se objekti po kryente punime në çati dhe disa riparime tjera.

Zyrtarët thanë se kompleksi i ndërtuar në vitin 1981 po kalonte në një proces të riçertifikimit që kërkonte riparime, ndërsa ngjitur me të po punohej për ndërtimin e një blloku të ri.

80 nga rreth 130 apartamentet që ka gjithesj kompleksi kishin banorë. Pothuajse gjysma e tyre u dëmtuan ose shkatërruan nga shembja. Ekipet emergjente sollën pajisje të rënda për të stabilizuar pjesën e paprekur të ndërtesës.

Kompleksi përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600 deri 700 mijë dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra që jepen me qera, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë jetojnë shumë imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit.

Autoritetet lokale njoftuan se disa hotele kanë ofruar strehimin e banorëve të zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJET/ Liderët e BE-së ULTIMATUM Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku
Previous article TAKIMI ME MACRON/ Sekretari Blinken në Paris dhe rëndësia e marrëdhenieve transatlantike

F.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT