• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPONJAT” AKSION NË DURRËS/ Arrestohet 21-vjeçari që lëvizte me armë, në Thumanë asgjësohen
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHQIPONJAT” AKSION NË DURRËS/ Arrestohet 21-vjeçari që lëvizte me armë, në Thumanë asgjësohen

25 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e pandërprera në territor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete, strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” në DVP Durrës, kanë zhvilluar kontrolle në qytet. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljan Uka, 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Pas marrjes së informacionit se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin taksi me të cilin ky shtetas po lëvizte dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe 8 fishekë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë po vijojnë kontrollet në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bushanesh, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, në një ambient të hapur u gjetën dhe u asgjësuan fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, në vijim të kontrollit, në një distancë të afërt u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim policor e një shtetasi të dyshuar si autor, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVË PËR TË MBJELLË KANABIS/ Arrestohet mirditori, në kërkimi i biri. Në banesë iu gjenden...
Previous article RA NGA KATI I TRETË I BANESËS/ 58 vjeçari është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja që iu bë atentat

s.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT