• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTIMI/ Bundestagu gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë
Home
Nderkombetare

VOTIMI/ Bundestagu gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

25 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë për së paku edhe një vit tjetër në Kosovë. Parlamenti gjerman vendosi ta vazhdojë mandatin e Bundeswehr-it në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë së Kosovës (KFOR) me kërkesë të Qeverisë Federale, në një votim me emër, me 468 vota pro, 127 kundër dhe katër abstenime. Votimi u bazua në një rekomandim të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Komisionit të Buxhetit. Ky i fundit kontrollon realizueshmërinë financiare të tij.

Fjalimi i fundit i Juratoviçit
Ndryshe nga debati i parë mbi KFOR-in, kur u parashtrua kërkesa e qeverisë gjermane, ndër folësit e kësaj radhe vetëm Josip Juratoviç ishte ndër njohësit e mirëfilltë të Ballkanit. Fjala e tij katërminutëshe ishte fjalimi i tij i fundit në Bundestag, prandaj deputeti socialdemokrat e shfrytëzoi atë për të drejtuar një kritikë në emër të politikave të BE-së ndaj Evropës Lindore. Ai e quajti gabim lejimin e krijimit të shteteve nacionale në Evropë, pa kërkuar prej këtyre zbatimin e Kartës së të drejtave të njeriut.

Elitat komuniste e nacionaliste që shkatërruan ish-Jugosllavinë për vite me radhë, nuk kanë aspak interes të jenë në Evropë, tha Juratoviç. Ato kanë gjetur një shembull që e përdorin si model, e ky është Orbani. Presidentin hungarez Juratoviç e quajti “trojanin e Kinës” në Evropë, që e përdor Ballkanin për çdo maskarallëk, tha Juratoviç duke marrë si shembull të ashtuquajturat “non papers”, të cilat, sipas Juratoviçit, “janë komplet në stilin e Orbanit”.

Juratoviç kërkoi sistemin e heqjes së të drejtës së vetos në vendimarrjet e BE-së, duke paralajmëruar: “Kur një parti e vogël bullgare vendos për të ardhmen e Evropës, atëherë as Evropa nuk është shumë larg ballkanizimit”.

Deri në 400 ushtarë
Detyra kryesore e forcave të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it është të mbështesë zhvillimin e Kosovës në një vend të qëndrueshëm, demokratik, multietnik dhe paqësor. Misioni është në thelb i pakufizuar në kohë, por më 7 qershor 2000, Qeveria Federale siguroi në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme se do t’ia referonte çështjen Bundestagut Gjerman çdo dymbëdhjetë muaj për sa kohë zgjat mandati. Qeveria Federale do t’i japë përsëri Bundestagut Gjerman një mandat konstituiv për të zgjatur vendosjen nëse një nga grupet parlamentare dëshiron.

Zgjatja e fundit e mandatit të Bundeswehrit në KFOR u bë më 17 qershor 2020. Një vit më përpara, më 28 qershor 2019, ishte ulur kufiri i sipërm i numrit të ushtarëve që mund të vendoseshin në Kosovë nga 800 në 400. Ky kufi i sipërm do të vlejë edhe për mandatin e ardhshëm. Meqenëse situata e sigurisë është kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, numri i vërtetë i ushtarëve të vendosur është zvogëluar ndjeshëm në vitet e fundit. Por, nëse është nevoja, Bundeswehr-i mund të reagojë shpejt dhe në mënyrë fleksible ndaj një përkeqësimi të papritur të situatës.

Votimi u bë së bashku me zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në kuadër të misionit UNIFIL të Kombeve të Bashkuara për të luftuar trafikun e paligjshëm të armëve në Liban. Qëllimi i misionit është që të japë një kontribut në stabilizimin e Lindjes së Mesme./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DEDIKOI "THIKAT E MIJA"/ Ja si reagoi ish e dashura e Alban Ramosaj
Previous article SAMITI I BE: Shumica kundër Viktor Orbanit

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT