• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË PËRCAKTOHET E VËRTETA E ASAJ DITE”/ SHBA formon komitetin për hetimin e trazirave të 6 janarit, sa rrezikon Trump
Home
Nderkombetare

“TË PËRCAKTOHET E VËRTETA E ASAJ DITE”/ SHBA formon komitetin për hetimin e trazirave të 6 janarit, sa rrezikon Trump

24 June, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, njoftoi për krijimin e një komiteti që do të hetojë trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, që ndodhën më 6 janar të këtij viti.

Pelosi tha se komiteti, i udhëhequr nga demokratët, do të synojë që “të përcaktojë të vërtetën e asaj dite” dhe “të sigurojë që një sulm i atij lloji mos të ndodhë më”.

Ky veprim vjen pasi republikanët e Senatit e bllokuan projekt-ligjin për krijimin e një komiteti dypartiak.

Aleatë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, thanë se komiteti nuk është i nevojshëm.

Mbështetësit e Trumpit e sulmuan ndërtesën e Kongresit më 6 janar, në përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat kandidati demokrat, Joe Biden, doli fitues.

Trazirat lanë pesë persona të vdekur, përfshirë një zyrtar të policisë.

Kongresi, megjithatë, arriti të certifkonte rezultatin zgjedhor dhe Biden e mori detyrën e presidentit në muajin janar.

Kongresi amerikan e fajësoi Trumpin për nxitje të trazirave, por ai u shpall i pafajshëm nga Senati.

Pelosi tha se komiteti “do të hetojë dhe raportojë faktet dhe shkaqet e sulmit” dhe do të japë rekomandime “për parandalimin e ndonjë sulmi në të ardhmen”.

Ajo tha se struktura, kompetencat dhe anëtarët e komitetit do të shpallen në ditët në vazhdim./m.j

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “AJO PO DRIDHEJ, GOJA E HUNDA NË JASTËK”/ Pse s’ka gjurmë të mbytjes? Misteri, ekspertët: Gjashtë minutat dramatike të Caroline
Previous article DEBATI MBI LGBTI/ Kryeministri i Holandës i acaruar me Orban: Hungaria s’ka më punë në BE

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT