• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
25 PRILLI/ “Rreth 5 mijë emigrantë shqiptarë nuk votuan”, Ilirjan Celibashi tregon arsyen
Home
Politikë

25 PRILLI/ “Rreth 5 mijë emigrantë shqiptarë nuk votuan”, Ilirjan Celibashi tregon arsyen

24 June, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se janë 5 mijë emigrant shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me të drejtë vote që nuk arritën dot të votonin në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai deklaroi se ky numër emigrantësh kanë deklaruar deri më sot banesën e tyre të përhershme por nuk arritën do ta ushtronin të drejtën e votës për shkak të kohës së shkurtër që KQZ pati në dispozicion për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore.

“Është e vërtetë që kodi zgjedhor ka parashikime në lidhje me të drejtën e emigrantëve për të votuar por seti tjetër i rregullave duhet të miratohet nga KQZ. Koha e shkurtër ndikoi në dështimin që edhe në zgjedhjet e 25 prillit për votën e emigrantëve., Ishte faktor kohe. E kemi para të rëndësishëm elementin e konsesusit politik.

Në lidhje me nenin 160 që ka të bëjë me pavlefshmërinë e zgjedhjeve, nuk mund të them më shumë se kanë thënë vendimet e KQZ në lidhje me procesin zgjedhor. Tashmë ky process konsiderohet i përfunduar. Edhe gjykata e shprehur dhe nuk do kishte asnjë vlerë dhënia e diskutimeve mbi vendimet e gjykatës.  Sot kemi të regjistruar rreth 5 mijë qytetarë me të drejtë vote që kanë deklaruar adresën e tyre të përhershme. Ky është numri i emigrantëve votues”, deklaroi Celibashi.

Ai raportoi në Kuvend në lidhje me veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2020.

“Ka përfunduar verifikim për 72 kandidatë, 39 burra dhe 33 gra. Përgjatë vitit 2020 kanë refuzuar dorëzimin e deklarimit të pasurisë 38 kandidatë. Disa nga aktet e tjera që KQZ ka miratuar për vitin që shkoi kanë të bëjnë për asgjësimin e fletës së votimit. Në bazë të ligjit, KQZ ka shqyrtuar kërkesa e depozituara nga tre komitete nismëtare. Pjesa e aktivitetit janë ato që kanë të bëjnë me administrimin e raporteve financiare nga ky institucion. Vetëm 26 parti politike kanë dorëzuar raporte financiare.

Janë vetëm 14 parti që e kanë dorëzuar brenda afatit. Në lidhje me buxhetin KQZ-së I caktohen fonde. Nga tetori në dhjetor kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2021. Ndryshimet e shumta që iu bënë kodit zgjedhor diktuan angazhime të shumta në një periudhë të shkurtër. Vlen të theksohet që veprimtaria e KQZ është karakterizuar nga transparenca e plotë. KQZ gjatë aktivitetit u udhëhoq nga transparenca dhe efikasiteti. Fokusi kryesor ishte angazhimi i KQZ për identifikimin elektronik. Vlerësojmë dhe bashkëpunimin e KQZ me partner ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare mbështeti projektet për procesin zgjedhor. KQZ gjatë vitit 2020 përmbushi detyrimet e ngarkuara nga kodi zgjedhor”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI I FUNDIT NË KUVEND/ Mimi Kodheli emocionon kolegët, duartrokitje në sallë: Do shihemi për...
Previous article ÇUDIRA SHQIPTARE/ Thotë se i ngacmoi gruan, fqinji godet me thikë 57-vjeçarin në Vlorë

F.autor

Postime të ngjashme

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT