Gjatë 2017-s, roza e quajtur millenial pink ishte e preferuara e blogereve, modeleve, aktoreve, çdokujt. Këtë vit, vendin e rozës do ta zërë e verdha dhe ndoshta duhet të fillojmë të blejmë veshje në këtë ngjyrë që tani.
Para se të thoni jo, e verdha nuk më shkon, kini parasysh që nuk po flasim për të verdhën e shkëlqyeshme si limon. Nuanca që është trend tani anon më tepër nga mustarda dhe e arta, tonalitet që i shkon kujtdo.
Prej ngrohtësisë së ngjyrës, mund të vishet si fustan, a kostum pa u dukur e tepërt.
Dhe nëse jeni njerëz më minimalistë, mund të mjaftoheni me një çantë të verdhë, ose vëthë.





