• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET ARSYEJA/ Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken drejt Europës
Home
Nderkombetare

ZBULOHET ARSYEJA/ Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken drejt Europës

22 June, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkon sot në Gjermani ku do të marrë pjesë në një konferencë mbi situatën në Libi si dhe në diskutime me homologun gjerman mbi mënyrat për të luftuar anti-semitizmin dhe teoritë që mohojnë ekzistencën e Holokaustit.

Gjermania dhe Kombet e Bashkuara janë organizatore të konferencës së Berlinit për të dalë me zgjidhje që do të sillnin fundin e konfliktit në Libi dhe do të stabilizonin vendin.

I dërguari amerikan për Libinë, Richard Norland tha se bisedimet do të ofronin një mundësi për hapa specifikë që do të mundësonin zhvillimin e zgjedhjeve në dhjetor, si dhe krijimin e bazës kushtetuese e ligjore për votime.

Libia është përfshirë nga destabiliteti politik që nga kryengritja e mbështetur nga NATO-ja në 2011, e cila rrëzoi sundimtarin Moamar Gadafi. Vendi ka qenë i ndarë në rajone, që qeveriseshin nga autoritete të ndryshme deri në arritjen e marrëveshjes së tetorit, në bazë të së cilës të gjithë luftëtarët e huaj duhet të largoheshin nga Libia brenda tre muajsh.

Në diskutime do të analizohen masa për të pastruar vendin nga forcat e huaja që nuk janë larguar ende si dhe shqetësimet për praninë e rrjeteve terroriste si Shteti Islamik.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit gjithashtu folën për nevojën për t’iu kundërvënë teorive që mohojnë ekzistencën e Holokaustit. Përfaqësuesja amerikane për Çështjet e Holokaustit, Cherrie Daniels thekson nevojën e një informimi më të mirë mbi këtë periudhë të errët, pasojat dhe origjinën e saj në mënyrë që zyrtarët qeveritarë dhe publiku i gjerë “të dallojnë si shfaqet anti-semitizmi dhe të gjitha format e tjera të urrejtjes në ditët tona” dhe t’u bëjnë qëndresë.

Zoti Blinken do të shkojë më pas në Romë për bisedime me homologun italian Luigi Di Maio lidhur situatën në Siri. Më pas në Francë, ai do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron për të ritheksuar mesazhin e Presidentit Biden për forcimin e marrëdhënieve transatlantike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë edhe Vatikanin për takime me temë luftën kundër ngrohjes globale dhe trafikut me njerëz./Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO BËHET VIRALE NË RRJET/ Vajza që u rrëmbeu skenën futbollistëve në ndeshjen Belgjikë-Finlandë (FOTO)
Previous article WEMBLEY "HAP" DYERT/ Ja sa tifozë do të lejohen për gjysmëfinale dhe finalen e "EURO 2020"...

F.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT