• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT PËR KORRUPSION/ GJKKO jep vendimin për prokurorin Sali Hasa dhe 5 të tjerë
Home
Aktualitet
Drejtësi

AKUZAT PËR KORRUPSION/ GJKKO jep vendimin për prokurorin Sali Hasa dhe 5 të tjerë

21 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 5 persona të tjerë.

Ndërkohë që me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kujtojmë se pas  hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në përgjime, prokurori Hasa, oficeri i policisë Napolon Hodaj, një arbitër futbolli, drejtues i ekipit të futbollit në Përmet si dhe një ekspert mjeko-ligjor.

Përveç Hasës, në pranga janë  vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim I rremë.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Paraditen e së shtunës, oficerët e SPAK kanë zbarkuar në prokurorinë e Sarandës duke sekuestruar  dokumentet, por edhe printera e sende të tjera ashtu siç shihet edhe në pamje.

Mësohet se janë të paktën tre episode të veçuara nga njëra-tjetra ku nga përgjimet ka rezultuar edhe fiksimi i ndeshjes Selenica-Përmeti që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të miqve.

Për këtë është arrestuar arbitri i ndeshjes, Qerim Ruçi si dhe zyrtari i Përmetit Bledar Hajredin.

Një rast tjetër është ai i oficerit të Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, që dyshohet se në bashkëpunim me ish- ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica kanë ndikuar për t’i lehtësuar akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Të gjithë këto të dhëna kanë dalë gjatë përgjimit çoi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha, që zbuloi një skemë korruptive të njerëzve të drejtësisë, por edhe korrupsion në radhët e bluzave të bardha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI ËSHTË SULMUES I FORTË"/ Brehme paralajmëron Inter-in: Merr shembull nga Bayern dhe mos e bëj këtë
Previous article DOKUMENTI/ Elbasani si Luftëtari, zbulohet kërkesa e bashkisë për ekipin e ri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT