Një grup i falsifikimit të testeve COVID është zbuluar në Tiranë. Janë ndaluar 3 mjekë, 2 janë të Qendrës Spitalore Universitare, infermierë, falsifikatorë dhe disa sekserë e agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false. Në total 10 të përfshirë, nga të cilët 9 të arrestuar dhe 1 në kërkim. Shisnin teste COVID fiktive. U zbulua pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet për medemek të dhëna të pasakta.
Hetimet filluan kryesisht. Sekuestrohet edhe baza e falsifikimit kundrejt vlerave 35-40 euro. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj.


