• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEKRETI I MBIJETESËS SË NATO-S/ “Të shndërrohet në një aleancë politike”
Home
Nderkombetare

SEKRETI I MBIJETESËS SË NATO-S/ “Të shndërrohet në një aleancë politike”

21 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Nga Jamie Shea & Michael John Williams, Atlantic Council

NATO është një aleancë politiko-ushtarake, por elementi politik është zbehur në vitet e shumë vitet e fundit, duke zhgënjyer shumë grupe interesi si “Grupi i Reflektimit mbi NATO-n e vitit 2030”, që argumentojnë se aleanca duhet të jetë forumi kryesor për koordinimin e politikës transatlantike dhe menaxhimin e krizave.

Administrata e Joe Biden ka një mundësi unike për ta reformuar NATO-n, dhe për të zbatuar rekomandimet e këtij grupi. Po pse NATO ka dështuar të jetë një forum politik efektiv?Ne mendojnë se gjatë 18 muajve të ardhshëm duhet të veprohet në 6 fusha kryesore.

Një strategji koherente politiko-ushtarake ndaj Kinës

Kina paraqet kërcënimin më të madh për sistemin ndërkombëtar aktual. Me 1.3 miliardë njerëz dhe një ekonomi prej afro 16 trilionë dollarësh, Kina është një vend autoritar që nuk pranon normat dhe ligjet ndërkombëtare, siç është liria e deteve, dhe ka ide shumë të ndryshme mbi të drejtat e njeriut.

Për këtë arsye Kina duhet të jetë në vëmendjen kryesor në të gjitha strukturat e aleancës, dhe një temë e rregullt diskutimi në të gjitha takimet e nivelit të lartë. Qëllimi duhet të jetë pasja e një strategji politike gjithëpërfshirëse,që të ketë parasysh faktin që Kina do të bëhet fuqia dominuese ekonomike në botë brenda një dekade.

Një fokus i ri mbi kontrollin e armëve, si bërthamore ashtu edhe konvencionale

Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjet aktuale, duke vazhduar me zhvillimin e teknologjive të reja, të pa qeverisura, si dhe me modernizimin total të arsenalit të saj bërthamor. Edhe Kina po e modernizon dhe shton armët e veta bërthamore dhe konvencionale.

Aleanca duhet të konfirmojë aderimin e saj në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, dhe të rinovojë marrëveshjet e tjera. Aleanca duhet të nxisë rivendosjen e raporteve bashkëpunuese me Rusinë, por duhet të punojë edhe për të përfshirë Kinën në të gjitha marrëveshjet e reja mbi kontrollin e armëve.

Një marrëdhënie më operacionale BE-NATO

Në letër, marrëdhëniet midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian duket sikur kanë ecur mirë. Por marrëdhënia ka qenë në praktikë më pak se ideale. Për shembull konflikti dhe fërkimet BE-NATO ishin më të dukshme gjatë operacioneve në Afganistan.

Ka ardhur koha për ripërtëritjen e këtij raporti, që duhet të çojë në një ndarje më të drejtë të barrës, institucionalizimin e lidhjeve midis stafeve dhe ndarjen e sigurt të të dhënave

Siç e kanë dëshmuar sulmet e fundit kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara, NATO dhe BE duhet të kenë aftësinë për të zvogëluar ndikimet negative të tyre nga aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Një Evropë më e aftë

NATO ka nevojë për një marrëveshje tëre transatlantike. Për dekada, presidentët amerikanë nga të dyja palët kanë qenë kritikë ndaj varësisë evropiane nga Shtetet e Bashkuara. Tani evropianët duhet të përdorin vullnetin e mirë të Shtëpisë së Bardhë të Joe Biden për të zhvilluar aftësitë dhe autonominë strategjike në një kornizë më të gjerë transatlantike, për ta bërë Evropën një partner sigurie më tërheqës për Shtetet e Bashkuara.

Stabilizimi pa ndërhyrje

Gjatë 30 viteve të kaluara, NATO ka ndërhyrë si në periferinë e Evropës ashtu edhe më tej. Disa angazhime, si misioni në Kosovë, janë perceptuar si të suksesshme, ndërsa të tjerat, si ndërhyrja në Afganistan, cilësohet si përgjithësisht të dështuara.

Lufta në Afganistan në veçanti ishte tejet e kushtueshme për sa i përket viktimave dhe parave të harxhuara. Publiku i vendeve të NATO-s, tregon shumë më pak gatishmëri për të mbështetur operacione të tilla në të ardhmen. Ripërtëritja e NATO-s si një forum politik, duhet të përfshijë një qasje më proaktive për të monitoruar dhe zbutur rrezikun në periferinë jugore të NATO-s në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme,kjo e fundit një zonë kronikikisht e paqëndrueshmërisë dhe që ushtron presion mbi Evropën.

Ndërhyrja në këto 2 rajone nuk është e këshillueshme, sidomos kur merren më me kujdes parasysh pasojat e padëshiruara të operacioneve të tilla. Por angazhimi i qëndrueshëm brenda NATO-s dhe midis NATO-s dhe BE-së, do t’i vendoste aleatët në pozitat e duhura për të pasur sukses në menaxhimin e rrezikut në periferinë jugore të NATO-s.

Trajtimi i sfidave të teknologjisë

Sulmet kibernetike kundër kompanive perëndimore, shtetërore dhe private, do të bëhen gjithnjë më të zakonshme. Prandaj NATO duhet të jetë forumi ku të hartohet strategjia transatlantike mbi sovranitetin dhe inovacionin e teknologjisë. Fokusi duhet të jetë jo vetëm tek teknologjitë përçarëse, por edhe tek mënyra e mbrojtjes së tregjeve në SHBA dhe Evropë, përmes nxitjes së bashkëpunimin shumëkombësh mbi kërkimin dhe zhvillimin në fushën kibernetike.

Zhvillimi i aleancës si një aktor politik përmes këtyre 6 pikave të veprimit nuk do të jetë i lehtë. Por nëse ka një administratë që mund ta bëjë këtë, ajo është administrata e Joe Biden. Ai është një trans-atlantist i natyrshëm, dhe presidenti i fundit i një brezi që e kthen instinktivisht kokën nga Evropa. Një nga trashëgimitë e tij kryesore, mund të jetë vendosja e një themeli për amerikanët e rinj që në një botë plot konkurrencë, ti shohin evropianët si aleatët tek të cilët ata duhet të drejtohen më së pari.

Shënim: Jamie Shea është president në Qendrën për Studime të Luftës në Universitetin e Danimarkës Jugore, dhe një ish-ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s. Michael John Williams, është bashkëpunëtor në Iniciativën e Sigurisë Transatlantike të Qendrës Scowcroft dhe një profesor i asociuar i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin e Sirakuzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ Dje u sulmua me armë, sot tentohet t’i vihet flaka bar "Orange" në Sarandë. Autori...
Previous article STILI I NJË JETESE TË SHËNDETSHME/ 4 zakonet e mëngjesit të njerëzve më jetëgjatë...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT