• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ 35-vjeçarja: Burri më dhunoi 6 muajshe shtatzënë, tentova abortin, por…
Home
Sociale

HISTORIA TRONDITËSE/ 35-vjeçarja: Burri më dhunoi 6 muajshe shtatzënë, tentova abortin, por…

21 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e dhunës ndaj një 35-vjeçareje.

Ishte vetëm 19-vjeç kur u njoh me një 26-vjeçar, i cili më pas do të bëhej bashkëshorti i saj. Ata u martuan dhe sollën në jetë një vajzë, mirëpo jeta e tyre nuk ishte e qetë. Por edhe pse sot është vetëm 35 vjeç, mbi supe mban një një kalvar të gjatë vuajtjesh e dhunë fizike, nga ish-bashkëshorti.

“Unë u martova me ish-bashkëshortin kur isha 19-vjeç, më njohu tezja ime me këtë person. Si familje ishin njerëz që konsumonin alkool. Atë kohë ai jetonte në Greqi dhe unë shkova së bashku me të dhe mbeta shtatëzënë.

Kur isha vetëm 6-muajshe shtatëzënë, ai erdhi i alkolizuar dhe filloi të më dhunonte fizikisht, kishte ndodhur edhe disa herë më parë dhe nuk munda ta duroja dot këtë gjëndje. U largova nga Greqia dhe shkova te motra në Shqipëri, desha të abortoja fëmijën, por motra nuk më lejoi ta bëja këtë gjë, më mbështeti dhe financiarisht.

Sot vajza është 16-vjeçe dhe ai nuk është kujdesur kurrë as financiarisht as nuk më jep prokurën që unë të shkoj me vajzën jashtë pasi duhet të ndjek studimet. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë nga ana financiare. Asnjëherë nuk e ka ndihmuar vajzën, ajo i ka kërkuar babait që t’i blente rroba që do fillonte shkolla dhe i duheshin libra, por asgjë nuk ka bërë babai.

Ai ka një muaj që ka ndërprerë komunikimin me ne, nuk flet më as me vajzën. Ai nuk ishte një njeri për familje, vetëm pinte , tentova të abortoja fëmijën, sepse nuk munda dot ta përballoja dot dhe si do ta rrisja këtë fëmijë, por motra ime që jeton në Itali, më ka ndihmuar shumë, madje ajo dëshiron ta shkolloj atje vajzën, por babai nuk ja jep një prokurë që të studioj.- u shpreh ajo në studion e emisionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MËSUES PËR SHQIPËRINË"/ Ministrja Kushi: Ja cilët janë risitë e këtij viti
Previous article NGA LARJA E DERI TEK PËRDORIMI.../ Si të kujdesesh për fytyrën e yndyrshme në zonën T

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT