• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nënteksti: Kush do e ketë radhën pas Adriatik Llallës?
Home
Politikë

Nënteksti: Kush do e ketë radhën pas Adriatik Llallës?

21 June, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Pa përmendur emra, kryeministri Rama la të kuptuar se pas dënimit të ish-kryeprokurorit Llalla, radhën do e kenë dhe politikanë të lartë.

Në një intervistë për Francë 24, shefi i qeverisë shqiptare tha se “nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE”.

“Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë.

Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”, tha Rama.

Këto deklarime të tij vijnë në kohën kur çështje dite është një “bombë” amerikane, ajo e shpalljes “non grata” të Berishës.

Nga ana tjetër, Rama vlerësoi vendimin e BE për të hapur dyert për shqiptarët.

“Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qënë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjën e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve.

Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh  statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qënë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë.

Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojme me Europën.

Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinohëshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKANDI PËR PARQET EOLIKE/ Rama: Duke shfrytëzuar fuqinë e ujit dhe të erës do të kthehemi...
Previous article "DO BËJMË NDONJË TAKIM?" Loco i përgjigjet menjëherë Aristelës: Punët e mira... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu Politikë

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit Breaking News

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT