Në spitalin Infektiv ka vetëm 3 të shtruar. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, njofton ministrja.