• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULIMET E REJA/ Faktorët e rrezikut për sëmundjen e parkinsonit
Home
Shëndet

ZBULIMET E REJA/ Faktorët e rrezikut për sëmundjen e parkinsonit

21 June, 2021 s.autor Shëndet

Një studim i realizuar nga mjekët e shërbimit të neurologjisë në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza, rezulton se prevalenca e sëmundjes së Parkinsonit në Shqipëri dy vite më parë ishte 8 persona për 1000 banorë.

Çfarë Është Sëmundja e Parkinsonit?
Sëmundja e Parkinsonit prek sistemin nervor qëndror dhe ka si bazë humbjen e qelizave të trurit që kryejnë funksione të caktuara siç është lëvizja, saktësia dhe shkathtësia. Vite më parë besohej se kjo sëmundje prekte vetëm moshën e tretë, mbi 60 vjeç, por mjekët kanë vënë re shfaqje të Parkinsonit edhe në mosha të reja dhe në atë të mesme.

Cilat Janë Simptomat e Sëmundjes së Parkinsonit?
Kjo sëmundje mban emrin e neurologut James Parkinson i cili ka veçuar disa prej simptomave kryesore Këtu përfshihej dridhja, kryesisht e duarve, e cila shfaqej kur pacienti ishte i qetë dhe zhdukej kur ai ishte në lëvizje. Simptoma të tjera janë:

• Ngadalësimi në shkrim e në ecje
• Kërrusje dhe ecje me hapa të vegjël.
• Muskuj të ngurtësuar
• Mungesë ekuilibri

Me degjenerimin e sëmundjes, njeriu mund ta ketë të vështirë të artikulojë fjalët, të gëlltitet, të përtypet, të mbajë mend, të flejë, të urinojë e të humbasë shqisën e nuhatjes.

Faktorët e Rrezikut Të Sëmundjes së Parkinsonit
Rreziku i shfaqjes së kësaj sëmundjeje mund të varet nga faktorët e mëposhtëm:
Gjinia– Burrat janë 1.5 herë më të prirur të vuajnë nga kjo sëmundje se gratë.
Mosha– Rreziku i kësaj sëmundjeje rritet me moshën, megjithatë diagnozat mund të shfaqen edhe para moshës 50 vjeçare.
Genet– Në shumë raste, sëmundja shfaqet edhe tek pacientët që në historikun e tyre genetik nuk kanë pasur gjurmë të saj. Megjithatë, faktori genetik nuk përjashtohet në shumë raste të tjera, madje luan rol nxitës.
Shkaqet mjedisore- Studimet kanë treguar një lidhje të mundshme mes ekspozimit ndaj kimikateve që gjenden tek pesticidet dhe metalet e rënda me sëmundjen e Parkinsonit.
Lëndimet në kokë- lëndimet e përsëritura në pjesën e kokës rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Parkinsonit, por diagnoza nuk është e garantuar./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOTO E PALIGJSHME/ Arrestohen 2 persona në Tiranë, njëra pronarja e lokalit
Previous article FITOI ZGJEDHJET PRESIDENCIALE/ Qëndrimet e Raisit, presidentit të ardhshëm të Iranit

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT