Ditën e sotme të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë Eduarti dhe Gramozi, dy vëllezër me probleme dhe konflikte me njëri-tjetrin. Para shumë vitesh Eduarti ka marrë një kredi në emër të tij për Gramozin dhe kjo kredi nuk është paguar ende.
Eduarti ka treguar se banka e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar të paguajë kredinë (30 milion) ose do i marrë pronat. Për këtë arsye, ai ka sjellë sjellë të vëllain në program për t’i thënë ta paguajë sepse i ka shkatërruar familjen.
Gjatë bisedës me juristen Eni Çobani, situata mes dy vëllezërve ka degraduar. Eduarti dhe Gramozi kanë hequr rripat e pantallonave për t’i gjuajtur njëri-tjetrit, si dhe janë ofenduar me fjalë banale. “Maskara i m*tit, palaco njeri, kokrra e legenit, mashtrues, qelbanik njeri”, janë shprehur vëllezërit.
Stafi i emisionit ka ndërhyrë menjëherë duke i ndarë.