• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESATARISHT 12 DENONCIME NË DITË PËR DHUNË NË FAMILJE/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici
Home
Aktualitet
Kronikë

MESATARISHT 12 DENONCIME NË DITË PËR DHUNË NË FAMILJE/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

19 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje informon euronews albania. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë. 

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMISHA FATSJELLËSE/ Joachim Low përdor ‘’armën sekrete’’ në ndeshjet kur Gjermania duhet të fitojë (FOTO)
Previous article LAJM I MIRË/ Vijnë në Rinas 50.000 doza të vaksinës Coronavac, kalohet shifra e 1 milionë dozave

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT