Arben Ristani është shfaqur pas një mungese të gjatë në skenën politike.
Ai garanton të gjithë demokratët e zhgënjyer se Lulzim Basha është lideri i duhur për selnë blu pasi sipas tij u zgjodh në mënyrë demokratike dhe se ka fituar beteja të rëndësishme.
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti që ngeli jashtë Parlamentit për shkak të rezultatit të dobët dhe pozicionimit në listë, gjykon se Basha ka punuar fort në situata të vështira për vendin.
“Së pari është i zgjedhur me votë nga demokratët në atë organizatë ku ai militon dhe drejton, është zgjedhur në mënyrë demokratike brenda organizatës dhe përsa më përket mua është 100 % lideri i duhur për Partinë Demokratike.
Ky është mendimi im personal pastaj më gjerë e gjykon publiku. Ka fituar beteja të rëndësishme siç kanë qenë ato të dekriminalizimit.
Vërtet ka punuar në një situatë të vështirë të vendit,” tha Ristani.
Mbase me këto komplimente që ka bërë Ristani në adresë të shefit të tij, me siguri do ta ketë emrin në listën e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme. (TemA)


