• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN PAMJET/ I veshur me jelek antiplumb e maskë, masa të forta sigurie për pilotin grek që VRAU gruan
Home
Rajon

DALIN PAMJET/ I veshur me jelek antiplumb e maskë, masa të forta sigurie për pilotin grek që VRAU gruan

18 June, 2021 F.autor Rajon

Babis Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar grek që vrau gruan e tij 20-vjeçare më 11 Maj në Greqi, u dërgua sot përpara prokurorit për t’u njohur me masën e arrestit.

Masa të forta sigurie ishin ndërmarrë për të bërë transferimin e tij. Në pamjet e publikuara nga mediat greke, 32-vjeçari është veshur me jelek antiplumb dhe rrethohet nga disa policë.

Babis Anagnostopoulos u shfaq i qetë kur u njoh me masën e arrestit dhe kërkoi kohë deri të martën për të dalë në gjykatë me qëllim që avokati mbrojtës të ketë kohë të përgatisë mbrojtjen. Kërkesa iu miratua dhe të martën 32-vjeçari pritet që të dalë përpara gjykatës.

Sipas avokatit të tij, Babis Anagnostopoulos ka kërkuar dënim shembullor për krimin që ka kryer. “Ai është i tronditur nga fakti i vrasjes së Karolinës”, tha avokati, duke shtuar se pasi pranoi dhe rrëfeu krimin, klienti i tij u ndje më i qetë.

Ndaj 32-vjeçarit janë ngritur akuzat e vrasjes me dashje, abuzim me kafshët për shkak se kishte vrarë edhe qenin e familjes, pretendim të rremë dhe dëshmi false të dhënë para hetuesve.

32-vjeçari mbyti gruan pas zënkave me të, sikurse tha në hetuesi, sepse i druhej faktit që 20-vjeçarja do t’i kërkonte divorcin.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANGLI-SKOCI/ “3 Luanët” synojë triumfin për të siguruar një biletë për raundin tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article SFIDA NDAJ GJERMANISË PËR "EURO 2020"/ Trajneri Santos: Shpresoj që tifozët të motivojnë jo vetëm CR7, por...

F.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit Breaking News

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Haga dënon Rexhep Selimin me 13 vjet burg Rajon

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Haga dënon Rexhep Selimin me 13 vjet burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT