• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKËT I ZBULUAN SEKRETIN/ Zhduket 27-vjeçari nga Prespa. Makina u gjet pak km nga banesa, mister gjurmët që… (DETAJET
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOKËT I ZBULUAN SEKRETIN/ Zhduket 27-vjeçari nga Prespa. Makina u gjet pak km nga banesa, mister gjurmët që… (DETAJET

18 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Dhembja dhe pikëllimi kanë pllakosur në familje, që prej ditës kur 27-vjeçari doli nga banesa me makinën e tij dhe nuk u kthye më. Babai i tij Nasiri sëbashku me kushëririn Ilir Idili iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë. Mëngjesin e 21 marsit në një mot të keq, ndërsa jashtë binte dëborë, i riu doli me makinën e tij dhe me vete mori edhe portofolin me 500 euro Brenda. Ai  njoftoi familjarët se do të merrte një porosi, pasi i kishte mbërritur edhe një mesazh në celularin, që e la në banesë. Islami kishte parkuar pak kilometra larg shtëpisë së tij dhe brenda në automjet u gjetën edhe çelësat në kroskot, por sakaq i riu ishte zhdukur. Familjarët zbuluan disa gjurmë të mbetura në dëborë, pranë vendit ku ndodhej automjeti, gjurmë që tregonin drejtimin tek anijet e ankoruara në breg të liqenit të Prespës. Familjarët dyshojnë se këto gjurmë i përkisnin Islamit, por nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë konkrete për fatin e tij. Për babain, një nga arsyet që djali i tij humbi gjurmët është zbulimi i sekretit nga shokët e tij, për një lidhje dashurie që ai e kishte mbajtur të fshehur. Këtë dyshim ai e lidh me një debat mes shokësh, që kishte ndodhur një ditë para se Islami të humbte gjurmët.

Një ditë para se të zhdukej kishte qenë në një ditëlindje dhe erdhi shumë i pirë. Ai kishte debatuar me një djalë nga i njëjti fshat dhe kur u kthye, nuk e kisha parë kurrë në atë gjendje. Djali kishte nisur një lidhje dhe s’donte ta dinte askush. Ky djali e kishte ngacmuar duke i zbuluar sekretin. Madje ky person u mor në pyetje edhe nga policia. Ditën që humbi gjurmët ishte shumë kohë e keqe dhe më kërkoi çelësat e makinës. Ishte në humor të mirë atë mëngjes. Atë mëngjes më tha se i kishte ardhur një porosi dhe do të shkonte ta merrte. Celularin e la në banesë, ndërsa i kishin mbërritur edhe tre mesazhe. Sapo kishte përfunduar kursin e informatikes dhe gjuhës angleze, ndërsa dy ditë më parë bëri edhe pagesën. Kur erdhën porositë më pyeti se mos kishin lidhje me diplomat, por i kujtova se të dielën  postat nuk punojnë. Në atë moment më kërkoi çelësat e makinës dhe doli. Ndoshta dikush ka lidhje me këto porosi, ose ka gisht me zhdukjen e djalit. Kur doli ishte veshur bukur dhe u zgjua më herët se çdo ditë tjetër. Kishte marrë edhe portofolin me afro 500€ në të. Makina u gjet 3 kilometra larg shtëpisë, bashkë me çelësat brenda, një veprim që ai nuk e bënte kurrë, të linte çelësat në makinë. Roja i parkingut e kishte parë Islamin teksa kishte qëndruar rreth 15 min brenda në makinë. E kishte parë nga larg. Atë ditë nuk kishte as energji elektrike dhe kamerat ishin të fikura. Më tutje makinës u gjendën edhe disa gjurmë në dëborë. Një e afërme e jona e  ka parë Islamin në Ohër, ndërsa ai ishte fshehur. Kjo ndodhi një javë më pas. Kam dëgjuar se ndoshta ka marrë rrugën nga liqeni për të kaluar në Greqi, dhe dyshoj se është kapur nga policia greke dhe ndodhet në paraburgim. Unë dua t’i them djalit që nëse më dëgjon të paraqitet e të thotë ku ndodhet. Unë e di që nuk është i hidhëruar me ne prindërit, por dua të di vetëm arsyen pse?

Banorët e Prespës dhe policia vendase për ditë me radhë bënë kërkime në liqen, në mal, nëpër kampe e rrethina, ndërsa u përdor edhe një qen i specializuar për gjeten e trupave, por pa rezultat. Tre ditë radhazi ekipi i polumbarëve nga Shkupi dhe Ohri qëndruan nën ujë, por që nga 21 marsi e deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e 27-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Ky është shoferi i kamionit ku u sekuestruan 300 kg kokainë
Previous article RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk arrija të haja për shkak të presionit. Edhe Messi…

Delo.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT