• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 2 VËLLEZËRVE HAXHIA/ Flet vëllai i një prej të arrestuarëve: Jemi fukarenjtë e Fushë Mamurrasit. Më kanë…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 2 VËLLEZËRVE HAXHIA/ Flet vëllai i një prej të arrestuarëve: Jemi fukarenjtë e Fushë Mamurrasit. Më kanë…

17 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gentian Diva, vëllai i Enver Divës, i cili u vu sot në pranga për vrasjen e vëllezërve Haxhia ka mohuar që të kenë lidhje me krimin e dyfishtë. Në një intervistë për FaxNews, Gentian Diva tha se ata janë fukarenjtë më të mëdhenj të Fushë Mamurrasit dhe se nuk njohin asnjë person me precedent penalë.

Sipas Gentian Divës, Enveri, në momentin që ka ndodhur krimi, ka qenë në shtëpi. Ai mohoi që të kishte njohje me Talo Çelën e Nuredim Dumanin, dy të shumëkërkuarit që kanë kthyer duarbosh edhe forcat RENEA pas disa operacioneve. Ndërsa Klevis Allës, të penduarit që nxorri edhe emrin e Enver Divës para grupit hetimor, i tha vetëm kaq: Më ke futur në gjak!

Gentian Diva tregoi dhe historinë e tij me drejtësinë shqiptare. Ai tha se edhe vetë është dënuar dhe ka bërë 25 vite burg për një vrasje që nuk e ka kryer dhe se çështjen po e ndjek në Strasburg.

“Erdhën në orën katër të mëngjesit në banesë. Kemi tre fëmijë të vegjël në shtëpi. RENEA na tha që t’i lajmëronim që të mos trembeshin. Enveri ka qenë gjithmonë në shtëpinë e tij. Nuk ka asnjë provë për të. Nuk kam frikë nga askush. Vetëm Zotin kam frikë. 

Vëllai imështë arrestuar pa prova. Kur u vranë vëllezërit Haxhia, ne ishim në shtëpi, Enveri ishte bashkë me ne. Na kanë bërë familje mafiozësh, Me drogë me hotele me biznese, ne nuk kemi asgjë nga këto. Për keto më vjen inat më shumë, se t’i kemi, flet populli. J

emi fukarenjtë më të mëdhenj të Fushë Mamurrasit. Ne biznesi më i madh që kemi është kjo shtëpi që shikoni. I them Klevis Allës që më ka futur në gjak. Unë kam qenë i dënuar me 25 vite burg, më kanë akuzuar bashkëpunëtor në një vrasje të një personi që s’e kisha njohur asnjëherë më parë. 

Çështja ime është në Strasburg, më dënuan mua pa të drejtë, tani e njëjta gjë po bëhet me vëllain tim. I bëj thirrje shtetit të mos merret me njerëzit e varfër. RENEA të vijë të në kontrollojë çdo ditë. As Nuredin Duman, as Talo Çela nuk njohim e nuk kemi parë me sy”- tha Diva.

Enver Diva dhe Besian Xhixha u vunë në pranga në kuadër të një operacioni të organizuar nga forcat RENEA. Ata ishin piketuar nga Çela e Dumani për të vrarë vëllezërit Haxhia, por Covid-19 u prishi planet.

Ishte Enver Diva, ai u infektua nga pandemia COVID-19 dhe madje, tre ditë para se të ndodhte vrasja, doli në TV dhe me mikrofon në dorë ankohej se nuk kishte të hante dhe se nuk i rimbursoheshin ilaçet.

Por, Talo Çela nuk e la çështjen pas dore. Ai kontaktoi Klevis Allën dhe Altin Ndocin për të çuar deri në fund vrasjen, por këta të tashmë janë të penduarit e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Futbollisti i Interit transferohet në Premier League tek Aston Villa. Ja detajet...
Previous article "EURO 2020"/ UEFA i habit të gjithë, shikoni kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Danimarkë-Belgjikë

F.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT