• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASI U ZGJODH KRYETAR/ Basha me ekip të ri në PD, ja ndryshimet që pritet të bëjë
Home
Politikë

PASI U ZGJODH KRYETAR/ Basha me ekip të ri në PD, ja ndryshimet që pritet të bëjë

17 June, 2021 F.autor Politikë

Lulzim Basha e konsideron masakër elektorale atë që ndodhi në 25 prill, por rezultati i zgjedhjeve nuk do të kalojë pa një analizë të brendshme në Partinë Demokratike.

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit.

Çdo funksionar i Partisë Demokratike nga drejtuesit politik dhe deri në nivelin e seksioneve, kanë pasur përpara zgjedhjeve objektiva për të përmbushur dhe përgjatë gjithë muajit korrik do të vlerësohet çdo rezultat i marrë. Në mbledhjen e kryesisë, anëtarëve i është kërkuar edhe të miratojnë kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike pas një muaji në 17 korrik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi dha dorëheqjen nga posti i tij duke krijuar vakancë në një nga sekretariatet më të rëndësishme në PD. Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi gjithashtu qëndron në krye të  Lidhjes së Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Pritet që edhe për këtë pozicion të zhvillohen zgjedhje për të rifreskuar mandatin e gruas ka përgjegjësinë të afrojë pranë Partisë Demokratike personalitete dhe gra në të gjitha nivelet e funksionimit të Partisë.

Belind Këlliçi pasi mori mandat deputeti është gati të hedh një tjetër hap në karrierën e tij dhe t’i hap mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor të PD, organizatë që e drejton prej 5 vitesh. Lulzim Basha do të duhet të vendos edhe për zëdhënësin e Partisë Demokratike, post që e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës. Burime të sigurta në selinë blu konfirmojnë edhe për ndryshime të tjera që Lulzim Basha pritet të propozojnë në sekretariatet e dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike./ABC News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Rama intervistë për televizionin francez: Me gazetaren e famshme
Previous article "PD MË ZBOI SHËMTUAR"/ Rudina Hajdari flet për shpalljen “non grata” të Berishës: Raporti ynë me Amerikën nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin Breaking News

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT