• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ E moshuara akuzon ish-të dashurin: Më ka marrë borxh 26 milionë lekë, fëmijët më rrahën kur…
Home
Aktualitet
Kronikë

HISTORIA/ E moshuara akuzon ish-të dashurin: Më ka marrë borxh 26 milionë lekë, fëmijët më rrahën kur…

17 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 u trajtua historia e një 67-vjeçareje, e cila denoncoi ish të dashurin me pretendimin se i ka marrë një shumë parash dhe nuk ja ka kthyer kurrë. E moshuara pohon se i ka dhënë ish të dashurit, 26 milionë lekë të vjetra përgjatë disa viteve.

Marrëdhënia me këtë person, zonjën e ka ndarë dhe nga familja e saj, pasi fëmijët e 67-vjeçares si dhe ish-bashkëshorti, morën vesh për lidhjen e saj.

“Ky person më ka pas njohur që në moshën 15-vjeçare, më ndiqte dhe me vëzhgonte rregullisht. Asaj kohe unë isha fejuar dhe familja ime më kishte fejuar. Ky vazhdonte të më ndiqte dhe ky pas nja 4 vitesh martesë e takoj në një rrugë ku unë po prisja makinën për të shkuar në Tiranë, ky kalon dhe më thotë që eja se andej e kam rrugën.

E mbaja mend këtë person dhe filluam të kishim një marrëdhënie me këtë person dhe filluam të hapnim një biznes me fruta perime ku pjesë ai bëri pjesë edhe motrën time. Atëherë i pata dhënë 100 mijë lekë këtij ne 1996. Ai ishte me familje kishte grua dhe fëmijë. Edhe unë kisha familje dhe fëmijë kur ne nisëm lidhjen, gruaja e tij e dinte që ai kishte një të dashur që isha unë.

Fëmijët e mi e morën vesh që kisha një lidhje me këtë person, ai më torturonte më mbante në punë dhe më detyronte të qëndroja larg banesës time. Familja ime e mori vesh se unë nuk shkoja në shtëpi ai nuk më lejonte” – tha 67-vjeçarja.

Gjithashtu ajo deklaroi se pasi e morën vesh fëmijët, ata e kanë rrahur dhe e kanë dhunuar, derisa u divorcua në vitin 2004 nga ish-bashkëshorti.

“Kur e mori vesh burri fëmijët më rrahën më torturuan komplet. Ai më mashtroi dhe më pohonte që do më merrte për grua, mirëpo djemtë e mi më rrahën më dhunuan. Mirëpo edhe pse unë u dhunova vazhdova lidhjen me të . Burri nuk donte të më ndante edhe pse e mori vesh.

Djemtë e mi nuk e pranuan dot tradhtinë dhe ne u divorcuam në 2004. Unë u largova nga shtëpia sepse burri mori çiften të më vriste. Jam penduar për atë që ndodhi, jam penduar edhe në sy të tij, pasi unë jetoj vetëm sot pa asnjë nuk më do askush as fëmijët as nipat as mbesat. Ky jo vetëm më turpëroi apo dhunoi, por më mori rreth 26 milion lekë të vjetra.

Ky jo vetëm mua por edhe dhëndrit i mori edhe 11 milion të vjetra dhe i ktheu vetëm 8 milionë, ai edhe gocën e vet e ka zhvatur. Ai pretendon se mi ka dhënë, pasi më ka blerë një objekt që është 32 m katror.

Në lidhje me këtë histori, në studio ka folur dhe ish i dashuri i 67-vjeçares i cili e ka mohuar t’i ketë borxhe asaj, madje duke deklaruar se nuk e ka pasur as të dashur.

“Ajo mashtron nuk i kam lekë borxh asaj, ja kam shlyer të gjitha, ajo mashtron dhe gënjen, kam letra dhe dokumente dhe mund të vini ti shikoni, kam edhe një dëshmitar.

Zonjën e kam pasur shoqe jo të dashur, nuk di pse e ka shkatërruar familjen e saj, unë jam i pastër. Një njeriu im është dëshmitar, që e ka vërtetuar këtë gjë. Më lini rehat pyesni atë që keni në studio, ajo ka 10-vjet që nuk punon unë e mbaj edhe me doktor të gjitha pagesat” – tha ish i dashuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOCATELLI REALIZOI DOPIETË NDAJ ZVICRËS/ Legjenda Del Piero “bekon”: Më mirë se unë në 2006-ën
Previous article "PËR HIR TË VAJZËS..."/ Rudina Hajdari flet për "krizën" në çift me bashkëshortin: Largësia ka probleme dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT