• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRIPI I SHPENDËVE/ Ekspertët bëjnë thirrje: Kemi vatra në veri, por këto zona paraqesin më shumë…
Home
Sociale

GRIPI I SHPENDËVE/ Ekspertët bëjnë thirrje: Kemi vatra në veri, por këto zona paraqesin më shumë…

16 June, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është në listën e vendeve të Europës e prekur nga gripi i shpendëve. I cilësuar si virusi H5N8, ai fillimisht u përhap në Europën Perëndimore, e më pas nëpërmjet shpendëve shtegtarë u përhap edhe në Europën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Vatrat e para të përhapjes së kësaj epidemie u konfirmuan në javën e parë të qershorit. Me një urdhër të dalë nga Ministria e Bujqësisë, në të gjitha bashkitë e vendit është i ndaluar tregëtimi i shpendëve në ambiente të hapura. Problematikat më të mëdha hasen në qytetet ku dhe numri i fermave me pula është edhe më i lartë.

“Më problem është Shqipëria e Mesme, kemi vatra në veri, por që Shqipëria e Mesme ka më shumë shpendë. Aty duhet treguar kujdes”, u shpreh Kujtim Mersini, epidemiolog-veterinar.

Për të shmangur infektimin e fermave, eksperti sugjeron izolimin e shpendëve në ambiente të mbyllura.

“Shpendët duhet të qëndrojnë në fermë për të mos u infektuar, si dhe duhet që mos të shesin apo të blejnë shpendë të tjerë, sepse mund të infektojnë. Duhet pritur sa të kalojë vala.”

Përhapja e këtij virusi u paralajmërua nga Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore që në muajin shtator të vitit të shkuar.

“Vendeve të BE-së u kërkohet të rritin masat e mbikëqyrjes dhe biosigurisë për t’u mbrojtur nga shpërthimet e reja të mundshme të gripit të shpendëve këtë vit. Përhapja pasuese në vendet në Evropën Jugore dhe Perëndimore është gjithashtu e mundur. Merrni masa për të zbuluar rastet e dyshuara në fermat e pulave. Paralajmëroni autoritetet shëndetësore veterinare dhe të kafshëve të egra, për rrezikun e mundshëm.”

Në Kosovë, autoritetet kanë asgjësuar mbi 10 ferma. Rreziku më i madh nga ky virus është për shpendët. Nëse blerja bëhet në dyqane të sigurta dhe nëse mishi i pulës gatuhet mirë dhe në temperatura të lartë, nuk përbën rrezik për konsumatorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ Pas një kombinimi fantastik të rusëve, Miranchuk ndëshkon me një "PERLË" Finlandën (VIDEO)
Previous article PASI U PEZULLUA NGA UEFA PËR FYERJE/ Arnautovic: Provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi, por...

F.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT